Jo vetëm në seancat parlamentare, tashmë tensionet mes deputetëve të Berishës dhe mazhorancës janë zhvendosur në komisione. Këto të fundit, janë zhvilluar online këto ditë prej aksionit opozitar, ndërsa e vetmja mbledhje komisioni që ishte parashikuar të kryhej fizikisht, nuk po lejohet nga deputetët e opozitës.
Bëhet fjalë për Komisionin e Çështjeve Evropiane i cili ka nisur me përplasje verbale mes palëve.
Në video shihet se deputetët Oerd Bylykbashi dhe Saimir Korreshi po debatojnë me kryetaren e komisionit.
Drejtuesja e komisionit: Me shumë respekt, dëgjoni kolegët…
Deputetët e opozitës: Zbato rregulloren, ça respekti…
“Lëre respektin moj”, dëgjohet teksa thotë një tjetër deputete.
Nuk dihet nëse punimet e komisionit do pezullohen, por deputetët e PD-së duken mëse të vendosur për një gjë të tillë.
/a.r