• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasada e SHBA thirrje ekspertëve: Aplikoni për organet e drejtësisë

by Java News
19/07/2017 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada amerikane bën thirrje që të plotësohen vendet vakante në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Selia diplomatike amerikane thotë se, shumë patriotë kanë aplikuar deri më tani për këto poste, por edhe më shumë janë të nevojshëm për plotësimin e tyre.

Për këtë u bëhet thirrje profesorëve të kualifikuar që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtyre institucioneve të rëndësishme.

Në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë, dy institucione të reja të reformës në drejtësi, ka ende vende të pa plotësuara për shkak se avokatia dhe shoqëria civile nuk kanë paraqitur emrat e profesionisteve me aplikantë. 

DEKLARATA E PLOTË

Shumë shqiptarë patriotë kanë aplikuar tashmë për të shërbyer në Këshillin e lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por nevojiten edhe më shumë ekspertë. Ne nxisim profesorë të kualifikuar që të aplikojnë për të qenë pjesë e këtyre institucioneve të rëndësishme.

Kujtojmë që dje zyrtari i DASH, Hoyt Yee deklaroi se pret që vettingu të nisë në shtator dhe se SHBA do të asistojë procesin.

“Ne kemi synim të vazhdojmë me mbështetjen që kemi dhënë, përmes ambasadës, përmes agjencive të ndryshme përfshirë USAID-in, për të dhënë ekspertizë teknike, për të këshilluar, për forcimin e institucioneve, për të ndihmuar me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për shembull, për të ndihmuar me procesin e vetingut që ne shpresojmë të fillojë në vjeshtë. Ne synojmë të luajmë rolin që u kemi premtuar partnerëve tanë në qeveri dhe në partitë politike. Aty ku ata duan që ne t’i ndihmojmë, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë, jo vetëm me fjalë, por me veprime dhe ekspertizën tonë”, tha Yee

/a.ç

Next Post
Ekzekutoi dy shqiptarët, burg përjetë 25-vjeçarit italian

Ekzekutoi dy shqiptarët, burg përjetë 25-vjeçarit italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In