Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite zyrtare në Bruksel zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, Elisabet Werner.
Gjatë takimit u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në përthithjen e fondeve europiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe mbi hapat e mëtejshëm për zbatimin efektiv të programit IPARD III.
“Një takim i frytshëm me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, znj. Elisabet Werner, ku diskutuam mbi progresin e Shqipërisë në përthithjen e fondeve europiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe mbi hapat e mëtejshëm për zbatimin efektiv të programit IPARD III,” u shpreh Ministri Salla.
Sipas ministrit Salla, gjatë takimit u vlerësua ecuria pozitive e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me këtë program, duke krijuar më shumë mundësi financimi për fermerët dhe agrobizneset shqiptare.
Ministri Salla theksoi se rritja e aksesit në fondet e Bashkimit Europian dhe modernizimi i sektorit bujqësor mbeten një prioritet i rëndësishëm në rrugën e pandalshme të Shqipërisë drejt integrimit europian.











