• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet vrasja në Elbasan: 19-vjeçari u vra pa dashje nga shoku, tani i arrestuar

by Java News
27/11/2016 12:36
Gazment Sllami

Gazment Sllami

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e vrasjes së 19-vjeçarit Gazment Sllami, një natë më parë në fshatin Guri i Zi.

Altin Hazizi, 21-vjeç, është vënë në prangat e bluve mëngjesin e kësaj të diele, pas një operacioni disa orësh në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas policisë, Hazizi ka vrarë aksidentalisht shokun e tij me armë gjahu, teksa të dy kishin dalë për gjueti pasditen e djeshme. 21-vjeçari është larguar në kushte paniku nga vendi i ngjarjes kur ka parë shokun e tij të gjakosur, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes është shoqëruar nga policia për në komisariat, për t’u marrë në pyetje.

Gjatë dëshmisë, Hazizi mësohet të ketë pranuar se është ai autor i vrasjes së Sllamit, ndërsa është mbrojtur duke deklaruar se e ka qëlluar padashje me armën e gjahut.

Gazment Sllami u qëllua me armë zjarri 200 metra larg banesës së tij. Ai kishte dalë nga banesa pasi ishte telefonuar nga shoku i tij, Altin Hazizi për të dalë për gjah. Sllami u gjet nga familjarët i plagosur rëndë ndërsa humbi jetën gjatë transportimit për në spitalin e Elbasanit.
Policia e Elbasanit zbardh ngjarjen në fshatin Guri i Zi
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin e shtetasit:

Altin Hazizi, 21 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore te kryera nga Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policise Elbasan është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Pas marrjes dijeni se në vendin e quajtur “Ara e Xhemës” shtetasi Gazment Sllami, 19 vjeç banues në fshatin Guri i Zi, është vrarë me armë gjahu, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë.

Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë armë gjahu dhe 5 telefona celulare.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes janë shoqëruar 20 shtetas si të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen.

Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Altin Hazizi, ta ketë vrarë nga pakujdesia pasi kishin dalë të dy për gjueti.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arrestohet autori i vrasjes së 19-vjeçarit Gazment Sllami

Ngjarja
Gazment Sllami, 19-vjeç, u qëllua dje në kraharor me armë zjarri, ndërsa humbi jetën gjatë kohës që po transportohej në drejtim të spitalit të Elbasanit, nga familjarët e tij. Sipas familjarëve, Gazmenti nuk ka pasur konflikt me asnjeri dhe ishte djalë shembullor. Përveç familjarëve, në pyetje janë marrë edhe të afërm, shokë dhe fqinj të viktimës. Ndërkohë sipas Policisë 19-vjeçari është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij, Altin Hazizi, 21-vjeç, gjatë kohës që kishin dalë të dy për gjah.

Telefonata
Familjarët e 19-vjeçarit që u gjet i vrarë 200 metra larg banesës së tij, kanë dëshmuar në polici se ai ka marrë një telefonatë rreth orës 14:00 dhe ka dalë menjëherë nga shtëpia, për të mos u kthyer më kurrë. Sipas familjarëve, pas telefonatës Gazmenti është larguar nga banesa pa thënë se ku do të shkonte. Nga sa mësohet, personi që e ka telefonuar ka qenë pikërisht shoku i tij, Altin Hazizi, me të cilin ai do të dilte për gjah.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Emërime të reja të fundit nga Donald Trump

Emërime të reja të fundit nga Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In