Kryeministri Edi Rama shpalli në mbledhjen e sotme të qeverisë gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës të cilat janë edhe qarqet më të prekura nga tërmeti 6.4 ballë.
Rama tha se ky vendim nuk ishte marrë më herët për shkak se dita e djeshme ka mbajtur të mbërthyer të gjithë kabinetin e qeverisë për të ardhur në ndihmë të qytetarëve zonat më problematike. Por cfarë parashikon vendimi për shpalljen e emergjencës?
Në vendimin e zbardhur thuhet se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë jo më shumë se 30 ditë.