• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet vendimi, rrugët e reja ku futet sistemi me pagesë i parkimit

by A R
17/03/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i parkimit me pagesë në rrugët e sheshet e qytetit, nga sot shtrihet edhe në zonën B.

“Tirana Parking”, agjencia që monitoron rrugët e destinuara për parkim publik njofton se dhjetë rrugë të kësaj zone, nga sot do të jenë me pagesë.

Bëhet fjalë për arterie kryesore të qytetit, shumë afër me qendrën dhe që kanë gjithashtu një intensitet të lartë përdorimi e nisin nga rruga e tregut të madh, “Siri Kodra” bulevardi “Bajram Curri” e deri në rrugën nga “21 dhjetori” te Pallati me shigjeta ku ndodhen shumë biznese.

Parkimi me pagesë është konkretizuar prej më shumë se një viti dhe është pilotuar në vetëm gjashtë rrugë të zonës A, të quajtur ndryshe blloku “Shushica”. Projekti i shtrirë nga sot edhe në zonën B do të implementohet në 71 rrugë të ndara në zona tarifore A, B dhe C, për të cilat do të paguhet në bazë të tarifave të përcaktuara me vendim të Këshillit Bashkiak. Për ata që nuk janë të informuar apo nuk binden, do të aplikohet edhe gjoba prej 1 mijë lekësh.

ÇMIMI PËR PARKIM

Për të zënë një vend parkimi në një nga dhjetë rrugët e përcaktuara nga agjencia, (të pasqyruara në tabelën përbri shkrimit) duhet të paguash 40 lekë për një orë. Sipas tabelës së çmimeve të miratuar me vendim Këshilli, pagesë do të aplikohet edhe për parkim në sheshet e zonës B, i cili varion nga 100 lekë për plot tre orë, në 300 lekë për një ditë-natë.

Risia e kohës së pilotimit të projektit është vendparkimi me SMS që shkurton kohë dhe energji. “Tirana Parking” njofton se nga sot në rrugët e përcaktuara, pagesën mund ta kryeni me SMS Payment, duke dërguar një SMS në numrin 50500 me tekst: Targa e automjetit, hapësirë, zona e tarifimit. Shembull: ( AA111AZ B) ose (TR2345Z B). Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira”, njofton “Tirana Parking.

Ndryshe nga zona A, e cila përfshin njësitë më të nxehta të Tiranës, zona B përfshin ato zona ku mbizotërojnë shkëmbime tregtare, financiare institucionale apo sociale me intensitet mesatar, ku qëndrimi i automjeteve në parkim zgjat normalisht 1-3 orë. Në këto zona kohëzgjatja e qëndrimit diktohet nga nevojat e klientëve, në bazë të standardit të jetesës së tyre dhe funksioneve të zonës./Panorama/a.m.

Next Post
Tmerri i vogëlushit 7-vjeçar, ishte prezent kur i vranë babain me sopatë

Tmerri i vogëlushit 7-vjeçar, ishte prezent kur i vranë babain me sopatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com