• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet vendimi/ Romeo Karaj i dënuar nga gjykata për dhunë ndaj motrës

by A R
04/02/2017 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Romeo Kara, i vënë në qendër të vëmendjes për faktet e publikuara mbi skandalin e privatizimit të OSSH-së, ka marrë një dënim nga Gjykata e Tiranës për dhunë ndaj motrës.

Sipas vendimit të gjykatës, Kara është urdhëruar t’i mos afrohet motrës së tij Eglantina Shtylla më afër se 100 metër.

Vendimi erdhi pasi ajo e ka paditur vëllain e saj për dhunë.

Ngjarja ka ndodhur vitin e shkuar kur kara ka pasur konflikt fizik me motrën e tij. Aso kohe policia i ka shoqëruar të dy palët. Referuar vendimit të gjykatëses Kaçe Agolli, kara shihet si rrezik për jetën e motrës së tij./Java/a.m.

Më poshtë vendimi i gjykatës:

VENDIM
NE EMER TE REPUBLIKES
“PER LESHIMIN E URDHRIT TE MBROJTJES”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga:
Gjyqtare: Kaçe Agolli, asistuar nga sekretare gjyqësore Megi Jaupi, sot më dt.30.09.2016 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, çështjen civile me nr. 12218, akti që i përket:

Paditëse: Eglantina Shtylla, e bija e Dhimitër dhe e Iliries, e dtl.26.08.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, arsimi i lartë, e punësuar, me shtetësi shqiptare. Përfaqësuar në gjykim nga av.Haneme Bakia.

I paditur: Romeo Kara, i biri i Dhimitër dhe Iliries, i dtl. 15.07.1969, lindur dhe banues në Tiranë, me shtetësi shqiptare. Përfaqësuar në gjykim me prokuror të posaçme nga av.Edmond Janushi.

Objekti: Lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për paditësen Eglantina Shtylla, ndaj të paditurit Romeo Kara.

Baza ligjore: Ligji 9669 dt.18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Gjykata, pasi dëgjoi shpjegimet e përfaqësueses së paditëses dhe të përfaqësuesit të të paditurit, administroi provat shkresore, dëgjoi pretendimet e fundit të përfaqësueses së paditëses, e cila kërkoi pranimin e kërkesë-padisë dhe të përfaqësuesit të të paditurit, i cili kërkoi rrëzimin e kërkesë-padisë dhe pasi e shqyrtoi në tërësi çështjen.

Vëren
Se paditësja Eglantina Shtylla me padinë drejtuar gjykatës ka kërkuar lëshimin e urdhrit të mbrojtjes ndaj të paditurit Romeo Kara. Përpara shqyrtimit të bazueshmërisë në ligj e në prova të kërkesë-padisë, gjykata merr në shqyrtim juridiksionin dhe kompetencën e saj për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Bazuar në nenin 35/3, 36/1 të K.Pr.Civile, gjykata vëren se mosmarrëveshja objekt gjykimi hyn në juridiksionin gjyqësor dhe bazuar në nenin 41 dhe 42 të po këtij Kodi, është në kompetencë lëndore të kësaj gjykate.
Në lidhje me kompetencën tokësore, gjykata vëren se ajo rregullohet nga neni 12 i Ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Ky nen parashikon se: “1. Organi kompetent për lëshimin e urdhrave mbrojtës në rastin e dhunës në familje është gjykata e rrethit gjyqësor, seksioni familjar”, në kushtet kur palët ndërgjyqëse jetojnë në Qarkun Tiranë, territor nën juridiksionin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se: Paditësja Eglantina Shtylla dhe i padituri Romeo Kara janë motër e vëlla. Pala e paditur në këtë proces, Romeo Kora ka blerë në datë 05.06.1995 apartamentin, i cili ndodhet në Rr. “Muhamet Gjollesha”, në Tirane dhe që prej kësaj kohe i padituri ka jetuar në këtë apartament me prindërit, gruan dhe dy djemtë e tij.

Pala e paditur, duke qenë djali i vogël i shtëpisë, ka qenë vullneti i të dy prindërve të kalonin jetën së bashku me të në të njëjtin apartament. Pala paditëse, Eglantina Shtylla, është martuar në vitin 1989 dhe që prej kësaj kohe është larguar nga shtëpia, duke jetuar në shtëpinë e saj. Në qershor të vitit 2015, gjatë një vizite të nënës së palëve, të ndjerës Lirie në shtëpinë e vajzës, Eglantina Shtylla, ajo ka rënë duke pësuar një frakturë në këmbë dhe kjo i ka detyruar prindërit të jetojnë në shtëpinë e vajzës së tyre. Gjatë kësaj kohe nuk u ka munguar edhe ndihma e djalit Romeo Kara, i cili gjatë ka qenë në lëvizje pune jashtë vendit.

Prindërit kanë lëshuar testament nr. 3 datë 22.02.2016 për shtëpinë e sipërpërmendur për djalin e tyre, të paditurin Romeo Kara. Në datën 20.08.2016 ndërron jetë babai i palëve dhe paditësja shkon për ngushëllim për babain dhe aty fillon debat me bashkëshorten e vëllait, znj.Majlinda dhe i kërkon të largohet nga shtëpia, pasi ishte shtëpia e saj.

Debati ka vazhduar edhe me bashkëshortin e paditëses dhe të paditurit Romeo Kara, i cili i ka kërkuar bashkëshortit të paditëses të largohet nga shtëpia. Më tej konflikti ka gjeneruar me dhunë fizike, goditje dhe shqelma. Më pas është lajmëruar policia, e cila ka bërë shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë. Gjatë gjykimit përfaqësuesja e palës paditëse deklaron se paditësja ka hematoma, të cilat i vërteton me vërtetimin e marrë nga Spitali Universitar i Traumës Nr.20644 regj., datë 23.09.2016.

Për sa më sipër paditësja i kërkoi gjykatës zbatimin e nenit 10 të ligjit Nr. 9669 dt. 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”, duke lëshuar urdhrin e mbrojtjes sipas pikave të përcaktuara në kërkesë-padi. Përfaqësuesja e palës së paditur u shpreh se kërkon rrëzimin e kërkesë-padisë, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

Gjykata, në realizimin e hetimit gjyqësor dhe në përcaktimin e rrethit të nevojshëm dhe të mjaftueshëm të provave për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, veproi në përputhje me kërkesat ligjore të përcaktuara në nenin 15/1 të ligjit nr. 9669, dt.18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i cili parashikon: “Provat që duhet t’i paraqiten gjykatës mund të jenë: dëshmi, raporte të policisë, raport mjekësor, akt-ekspertimi, ekzaminime dhe shpjegime/pohime të palëve, dokumente të tjera të lëshuara nga punonjësit e zyrës së shërbimeve sociale pranë njësive vendore, dokumente të lëshuara nga persona juridikë (OJF), të regjistruara sipas dispozitave në fuqi” dhe neni 15/3, i cili parashikon: “Kur nuk disponon të gjitha provat e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, gjykata lëshon me vendim urdhrin e mbrojtjes, bazuar vetëm në përshkrimin e rrethanave dhe fakteve në të cilat është kryer dhuna në familje, duke u bazuar në bindjen e vet”.

Nisur nga këto premisa ligjore, gjykata çmoi të administrojë në cilësinë e provave shkresore. “Proces verbal, datë 27.08.2016 nga Komisariati nr.2, Tiranë. Procesverbal, datë 31.08.2016 nga Komisariati nr.2, Tiranë. Vendim për kryerjen e raportit mjeko-ligjor. Informacion i policisë gjithsej (4 flete). Vërtetim të Spitalit Universitar të Traumës Nr.20644 regj., datë 23.09.2016 etj. Kartelë mjekësore nr. 20644 lëshuar nga Spitali Universitar i Traumës”.

“Dëshmitë e dëshmitarëve”
Gjykata pasi shqyrtoi në tërësi çështjen, bazuar në rrethanat e faktit të pasqyruara nga paditësja në padi dhe në seancën gjyqësore dhe deklarimet e bëra nga paditësja para oficerit të policisë gjyqësore dhe në gjykim vlerëson se jeta e paditëses Eglantina Shtylla është e kërcënuar nga i padituri Romeo Kara, ndaj bazuar në nenet 1,2,3,10,13,14,15,18,19 e vijues të ligjit nr.9669 dt.18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”, kërkesa e saj duhet pranuar duke lëshuar urdhrin e mbrojtjes të parashikuar në nenin 10 të këtij ligji, pasi çmon se ekzistojnë akte të mjaftueshme për të besuar se i padituri Romeo Kara ka kryer vepër të dhunës në familje dhe paraqet rrezik për jetën e Eglantina Shtylla.

Në këto rrethana, gjykata mbështetur në shpjegimet e paditëses dhe në provat shkresore e gjen të drejtë kërkesën e paditëses, të mbështetur në ligj dhe në prova dhe si e tillë çmon se ajo duhet pranuar.

Për këto arsye Gjykata në mbështetje të nenit 306, e vijues të K.Pr.Civile, Nr. 9669 datë 18.12.2006, neni 10

VENDOSI
Pranimin pjesërisht të kërkesë-padisë.
Lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për paditësen Eglantina Shtylla, ndaj të paditurit Romeo Kara.
Urdhërohet i padituri Romeo Kara të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër të dhunës në familje ndaj paditëses Eglantina Shtylla.
Urdhërohet i padituri Romeo Kara të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo komunikojë drejtpërdrejtë apo tërthorazi me paditësen Eglantina Shtylla.
Urdhërohet i padituri Romeo Kara të mos i afrohet paditëses në një distancë prej 100 (njëqind) metra.
Rrëzimin e kërkesë për kërkimet e tjera.
Shkelja e këtij vendimi përbën vepër penale sipas Nenit 320 të Kodit Penal.
Dy kopje të këtij vendimi i jepen palës paditëse.
Një kopje e këtij vendimi i jepet të paditurit.
Një kopje e këtij vendimi i dërgohet Komisariatit të Policisë nr.2, Tiranë për komunikim.
Një kopje e këtij vendimi i dërgohet Zyrës së Shërbimeve Sociale pranë Njësisë Bashkiake nr.5, Tiranë për komunikim.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit, Tiranë, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes.
U shpall në Tiranë, më datë 30.09.2016
Sekretare Megi Jaupi
Gjyqtare Kaçe Agolli

 

Next Post
Mustafi e mbron: Lojtarët nuk e fajësojnë Wenger-in

Mustafi e mbron: Lojtarët nuk e fajësojnë Wenger-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com