• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet vendimi për Xhoxhajn, si u ndanë votat për shkarkimin gjyqtares së Kushtetueses

by Java News
14/06/2018 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxha u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por për shkarkimin e saj nuk kanë votuar të gjithë anëtarët.Në vendimin e zbardhur të KPK thuhet se trupi gjykues u nda në dy vota pro dhe një kundër largimit.

Kryesuesja Etleda Çiftja dhe relatorja Brunilda Bekteshi janë shprehur pro shkarkimit duke e gjetur me probleme pasurinë e Xhoxhajt dhe duke vlerësuar se ajo ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë dhe po ashtu me tej thuhet se cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

vendimi alitna xhioxhaVendimi për Xhoxhaj u mor më 3 maj, ndërsa KPK ka publikuar atë të zbardhur një muaj më vonë. Avokatja e Xhoxhajt kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe tha pas seancës së majit deklaroi se vendimi do të apelohej në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me qëllim që Xhoxhaj të rikonfirmohej në detyrë.Sipas shumicës Xhoxhaj duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga trupi gjykues pasi ishte në konflikt interesi në shqyrtimin e saj, pasi e kishte gjykuar më herët i ati në Gjykatën e Apelit.“Komisioni gjykon se sjellja e subjektit të rivlerësimit, duke mos ndërmarrë veprimin ligjor lidhur me deklarimin e konfliktit të interesit në vendimin nr. 46, datë 03.03.2016, të Gjykatës Kushtetuese (shih më lart), nuk arrijnë nivel të besueshëm për subjektin e rivlerësimit, duke cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”, thuhet në vendimin e zbardhur. Sipas KPK Xhoxhaj, e cila është denoncuar për këtë konflikt nga një qytetar,  ka qenë në pakicë në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese “duke mbajtur kështu të njëjtën linjë me atë çfarë është vendosur në Gjykatën e Apelit”.

Ndërsa Genta Tafa (Bungo) anëtare në trupën gjykuese që shqyrtoi rastin, thotë se ishte dakord me disa nga gjetjet e hetimit, por ndryshe nga koleget ajo nuk bie dakord me përfundimin që nxirrej prej tyre.Kështu ajo duke iu referuar apartamentit të blerë nga bashkëshorti i Xhoxhajt në vitin 2003 thotë se “mospërputhja midis deklaratave të pasurive mund të përdoret si provë, por kjo provë nuk është e mjaftueshme për vlerësimin”.  Ajo pranon si të kuptueshme se “pamundësia objektive të subjektit” për vërtetimin me anë të dokumenteve të  të ardhurave të fituara në vitet 90’.Ajo po ashtu vë në dyshim analizën finaciare që shqyrton sipas saj shpenzimet, por jo të ardhurat e deklaruara nga subjekti. Duke arsyetuar për bursën dhe të ardhurat e tjera Tafa thotë se “Është fakt i njohur botërisht që kjo punë e studentëve është kryer “në të zezë””.
VENDIMI I PLOTË

 

 

 

 

Next Post
Artan Imami: Jam për një teatër të ri, në të njëjtin vendodhje!

Artan Imami: Jam për një teatër të ri, në të njëjtin vendodhje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In