• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet tryeza e opozitës, Basha kërkon profil teknik për Ministrinë e Brendshme

by A R
06/04/2017 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detajet nga takimi i liderit të opozitës me aleatët dhe propozimet e krerëve të partive opozitare në tryezën me dyer të mbyllura.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, thirri në një tjetër mbledhje aleatët e opozitës për të diskutuar në lidhje me ofertën për dialog nga Kryeministri Rama dhe propozimin e kreut të LSI-së për një qeveri besimi. Takimi i Bashës erdhi pasi nga çadra njoftoi se maxhoranca po përgatitej për një dialog fasadë dhe për një ofertë për t’i dhënë poste të larta si garanci për zgjedhjet e ardhshme opozitës. Njësoj siç deklaroi nga çadra me protestuesit edhe gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, kreu i PD mësohet të ketë deklaruar se është i vendosur të mos pranojë asnjë ofertë politike nga maxhoranca përveç krijimit të një qeverie teknike pa Ramën Kryeministër. Burime të besueshme për “Panorama” nga tryeza me dyer të mbyllura e opozitës kanë bërë me dije se gjatë takimit, disa prej aleatëve kanë ofruar edhe alternativa se si mund të funksionojë një qeveri teknike.

Aleatët kanë propozuar ide mbi postet për të cilat opozita duhet të marrë garanci për të qenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sipas burimeve, garancinë kryesore opozita e kërkon nga Policia e Shtetit, duke synuar që Ministria e Brendshme të drejtohet nga një profil teknik. Gjatë takimit të Bashës me aleatët është diskutuar edhe në lidhje me kryeministrin që do të duhet ta drejtojë qeverinë teknike deri në zgjedhjet parlamentare, por pa propozime mbi emra konkretë. Në një qëndrim të unifikuar, pjesa më e madhe e aleatëve kanë kërkuar që kryeministri i ri që do të udhëheqë qeverinë teknike, të jetë një figurë jopolitike dhe i ardhur nga fusha akademike. Të njëjtin propozim aleatët e koalicionit opozitar e kanë bërë edhe në lidhje me përfaqësuesit e tjerë që do të jenë pjesë e kabinetit të kësaj qeverie, që do të kërkohet të jetë me mbështetje të gjerë politike.

KUSHTET

Gjatë takimit, kreut të opozitës Basha i është kërkuar që në rast se do të zhvillohet një takim me përfaqësi të gjerë politike, pjesë e takimit të jenë edhe disa prej aleatëve të koalicionit opozitar.

Disa prej aleatëve në mbledhje kanë ngritur dyshime mbi besueshmërinë e qëndrimeve të mbajtura nga kreu i LSI-së Meta, duke kërkuar garanci të forta për opozitën në zgjedhjet e ardhshme. Përmes një deklarate të përbashkët dy ditë më parë, koalicioni opozitar doli me një qëndrim të unifikuar në lidhje me krijimin e qeverisë teknike.

“Koalicioni opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të punuar me të gjitha forcat politike pa asnjë paragjykim, për krijimin e qeverisë teknike, duke i dhënë asaj një mandat të fortë për:

1. Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2. Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3. Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4. Zbatimin e Reformës në Drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut”, thuhet në deklaratën e përbashkët të koalicionit opozitar.

Next Post
Bournemouth i merr barazim Liverpool-it

Bournemouth i merr barazim Liverpool-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

March 21, 2026
Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In