• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbardhet transkripti i telefonatës mes Macron e Putin, 4 ditë para pushtimit rus të Ukrainës

by A R
26/06/2022 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë para sulmit rus në Ukrainë, tensioni mes Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron është i dukshëm. Këtë e dëshmon transkripti i negociatave mes dy liderëve gjatë një interviste telefonike. Presidenti francez përpiqet më kot të shtyjë drejt një de-përshkallëzimi dhe i propozon një takim me Biden, homologut të tij rus.

“Të jem i sinqertë, doja të shkoja të luaja hokej, po flas me ty nga palestra, duhet të filloj disa ushtrime, por fillimisht do të thërras këshilltarët e mi”, është përgjigjja e Putinit.

Katër ditë më vonë, pas kësaj bisede më 24 shkurt, Rusia pushtoi territorin ukrainas.

Telefonata 9-minutëshe – Transkripti i bisedës telefonike, një nga të shumtat mes Macron dhe Putin para shpërthimit të armiqësive, është pjesë e një dokumentari televiziv që do të transmetohet të enjten e ardhshme në televizionin publik France 2. Bëhet fjalë ëprt një bisedë 9 minutëshe mes dy krerëve të shtetit, e cila u zhvillua më 20 shkurt. Në qendër të diskutimit janë marrëveshjet e Minskut, të nënshkruara mes Kievit dhe separatistëve prorusë në kryeqytetin e Bjellorusisë, pas pushtimit rus të Krimesë dhe përplasjeve në Donbas. Marrëveshjet e nënshkruara në shtator 2014 dhe shkurt 2015 në prani të përfaqësuesve të OSBE-së, Rusisë dhe disa vendeve perëndimore.

Sulmi ndaj Zelensky-t – “Ti dhe kancelari Scholz më thatë se Zelensky është gati të bëjë një gjest, se ai kishte një projektligj të gatshëm për të zbatuar marrëveshjet e Minskut … në fakt, kolegu ynë i dashur z. Zelensky nuk bën asgjë. Ai të gënjen”, – akuzon Putin.

Sulmi ndaj Macron – “Ju thatë se duhet të rishikojmë marrëveshjet e Minskut”. Akuzës së Putinit, presidenti francez i përgjigjet: “Kurrë nuk e kam thënë Vladimir, kam thënë se duhen zbatuar, se duhen respektuar dhe nuk kam të njëjtin lexim si ju ditëve të fundit”.

“Nuk na interesojnë propozimet e separatistëve” – ​​Më pas diskutimi ndizet mbi “separatistët”, të pa legjitimuar nga Macron për të “bërë propozime për ligjet e Ukrainës”. Dhe duke lexuar marrëveshjet e Minskut, ai shton dozën: “Nuk e di ku e ka mësuar ligjin juristi juaj ekspert”.

Putin ngurtësohet dhe drejton gishtin nga Kievi: “Nuk është një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike, ata morën pushtetin me një grusht shteti, kishte njerëz të djegur të gjallë, ishte një gjakderdhje dhe Zelensky është një nga ata që janë përgjegjës”.

Macron në këtë pikë e mbyll fjalimin: “Nuk na interesojnë propozimet e separatistëve”. Putini përgjigjet: “Më dëgjoni me kujdes. A më dëgjoni? Po jua përsëris, ata që ju i quani separatistë reaguan ndaj propozimeve të autoriteteve ukrainase. Më pas, përgjigjet e tyre nuk u ndoqën”.

“Faleminderit zoti President” – “Faleminderit gjithsesi Vladimir, nëse ka diçka më telefono”, rekomandon Macron mbylljen e bisedës. Për të cilën Putini përgjigjet përzemërsisht në frëngjisht: “Je vous remercie Monsieur le président”.

/a.r

Next Post
Tensione në rrugët e Athinës, protestuesit sulmojnë zyrat e PASOK dhe Ministrinë e Kulturës

Tensione në rrugët e Athinës, protestuesit sulmojnë zyrat e PASOK dhe Ministrinë e Kulturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In