• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet tjetër nen i Reformës, burg edhe për statuset në FB dhe Twitter?

by A R
21/08/2016 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Neni që dënon gazetarët në rast se cilësohen se po ushtrojnë influencë të papërshtatshme mbi punën e prokurorëve, është caktuar në dy projektligje të paketës së Reformës në Drejtësi.

Neni i zbuluar në projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” rezulton të jetë vendosure edhe në projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Shqipëri”.

Çështja bëhet akoma më e rëndë për faktin se projektligji i Prokurorisë është miratuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi dhe është depozituar në Parlament. Nisma në fjalë, e miratuar vetëm me votat e maxhorancës në Komisionin e Reformës, është regjistruar në Parlament me numër protokolli 2096, më datë 29.06.2016.

NDËSHKIMI

Në projektligjin e organizimit dhe funksionimit të Prokurorisë, neni i që penalizon gazetarët është emërtuar si neni 6 dhe flet për pavarësinë e prokurorëve. Por neni i përfshirë në projektligjin e Prokurorisë është ende më evaziv në përcaktimin e masës së ndëshkimit, pasi përveç mediave, që në këtë rast cilë- sohen si “mjetet e informacionit”, parashikon që ndëshkimi me burg deri në tre vjet të jetë edhe për “mjetet e tjera”.

Ky term lë mundësinë që “ndikim i papërshtatshëm” në punën e Prokurorisë të cilësohen dhe mesazhet në rrjetet sociale “Facebook”, “Tëitter”, apo çdo lloj rrjeti tjetër etj. “Çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me çdo lloj mjeti tjetër apo personave të tjerë, që cenon pavar- ësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit”, thuhet në nenin 6, pika 3 e projektligjit të Prokurorisë.

PROCESVERBALI

Në mbledhjen e 11 korrikut, në të cilën mungonte opozita, deputetët e maxhorancës në Komisionin e Reformës në Drejtësi as që e kanë përmendur fare pikën 3 të nenit 6, në të cilën dënohen mediat dhe çdokush që mund të kritikojë institucionin e Prokurorisë.

Madje, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, ka qenë më e shqetësuar që të vendosë në projektligj parashikimet që prokurorët të mos diskriminojnë komunitetin LGBT për orientimin e tyre seksual dhe gjinor, duke mos përmendur fare rastin e dënimit të mediave.

“Për të qenë koherentë, duhet që pas ‘orientimit seksual’ të shtohet identiteti gjinor. Është protokolli 12 i konventës”, ka thënë deputetja Hysi, duke folur për nenin 8. Ndërkohë që pas sqarimit teknik, Fatmir Xhafaj i ka hedhur në votim nenet.

PROCESVERBALI I 11 KORRIKUT 2016

NENI 6, “PAVARËSIA E PROKURORËVE”

Ulsi Manja: Në paragrafin e parë të nenit 6 është përmendur parimi i paanshmërisë, por në vijim të projektligjit, ai nuk është parashikuar si parimet e tjera, pra thuhet: “…bazuar në parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë”. Kur flitet te parimet pastaj, parimi i paanshmërisë nuk është trajtuar në projektligj. A është nevoja të trajtohet në projektligj edhe parimi i paanshmërisë, si parim i rëndësishëm?

Artan Hoxha (ekspert ligjor): Paanshmëria në vetvete është pjesë e pavarësisë, domethënë është segment. Kur flasim për pavarësinë, pjesë e pavarësisë është edhe paanshmëria, e cila ka të bëjë me raportin e prokurorit në lidhje me çështjen, kurse pavarësia ka të bëjë me raportin që ka prokurori, në tërësinë e vet, me institucionet dhe me subjektet e tjera të procesit penal. Paanshmëria është element i pavarësisë dhe janë nenet 15, 16, 17 të Kodit të Procedurës Penale. Përmendja “në pavarësi”, mendoj se e plotëson edhe elementin e paanshmërisë.

Ulsi Manja: Dakord.

Vasilika Hysi: Për të qenë koherentë, duhet që pas “orientimit seksual” të shtohet identiteti gjinor. Është protokolli 12 i konventës.

Fatmir Xhafaj: Pra, dakord me nenet 6 dhe 7.

Panorama

Next Post
Shenjtërimi i Nënë Terezës, logoja zyrtare nga një artiste nga India

Shenjtërimi i Nënë Terezës, logoja zyrtare nga një artiste nga India

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026

January 14, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

January 14, 2026
PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

January 14, 2026
Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

January 14, 2026
“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

January 14, 2026
Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

January 14, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

“Ju pres te 313-a për sqarime”/ Ilir Meta zbulon pasurinë e tij nga qelia: Të ardhurat e mia nga 1995 deri në 2023 janë…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Dyshime se Altin Ndoci ndodhet në Tiranë/ Policia “mësyn” në banesën e tij në Yzberisht

January 14, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Ngjarje e rëndë në Këlcyrë/ Sherr në familje, 30-vjeçarja dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj, merret me forcë në makinë

January 14, 2026
Rama ngre në piedestal “Diellën” dhe kujton nga u frymëzua për ministren e IA: Kemi një doktor Sulltan, por që është grua…

Rama ngre në piedestal “Diellën” dhe kujton nga u frymëzua për ministren e IA: Kemi një doktor Sulltan, por që është grua…

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In