• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zbardhet takimi i Çelës me prokurorët: Do jem garant i pavarësisë së punës suaj

by Java News
16/12/2019 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila pritet të bëhet inekzistente pas ngritjes së SPAK.

Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme, Çela ka vlerësuar kontributin e bërë nga Krimet e Rënda gjatë 15 viteve të funksionimit.

Njoftimi i plotë

Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela realizoi sot një takim në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda me prokurorët e kësaj prokurorie përpara përfundimit të aktivitetit nga ana e saj. Ai u shprehu atyre vlerësimet maksimale për punën e kryer përgjatë 15 viteve të funksionimit të saj, duke theksuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë model për rajonin dhe ka arritur rezultate të rëndësishme në luftën ndaj krimit të organizuar. Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela vlerësoi lart profesionalizmin e tyre dhe shprehu besimin se eksperienca që ata kanë do të jetë shumë e vlefshme për prokuroritë ku ata do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet. Njëkohësisht ai vlerësoi pozitivisht vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për transferimet e prokurorëve të kësaj prokurorie, si shenjë e mbështetjes dhe vlerësimit që ky organ dha për karrierën e prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela vuri theksin gjithashtu edhe tek kuadri i ri ligjor në të cilin veprojnë prokurorët, ku pavarësia u cilësua si elementi thelbësor që do të karakterizojë punën e prokurorëve. Ai siguroi se do të jetë mbështetës dhe garant i kësaj pavarësie. Mes të tjerash Prokurori i Përgjithshëm z.Çela u shpreh se rezultatet e hetimit në çështjet që lidhen me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës janë provë e funksionimit të pavarësisë reale të prokurorëve dhe vlerësoi punën e tyre në këtë drejtim.

Në fund ai u uroi suksese në karrierën e mëtejshme prokurorëve, duke shprehur besimin se kontributi i tyre do të jetë i rëndësishëm për rritjen e besimit të publikut tek drejtësia. /e.s/

Next Post

Me 12 vota pro, "Ekonomia" dërgon Malajn për shkarkim në seancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In