• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet skenari, ish-deputetja e PD-së: Ja ç’do bëjnë kryebashkiakët tanë

by Java News
09/07/2019 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka deklaruar në rubrikën “Opinion”, në News24, se opozita do të vijojë gjatë gjithë verës aksionin kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas saj, do të ketë protesta lokale dhe kombëtare, si dhe takime me qytetarët, duke shtuar se Edi Ramën tashmë nuk e pranojnë as ndërkombëtarët.

“Do të ketë zhvillime të tjera, PD do jetë gjithë verës në aksion, do ketë dhe protesta, takime me qytetarët, protesta lokale. Besimi i ndërkombëtarëve te Rama ka rënë.

Asnjë nuk mund ta pranojë një kryeministër që po ecën në kahun e kundër të standardeve evropiane. Ne duam që Shqipëria të ketë demokracinë që ka fituar 30 vite më parë, ne nuk mund të bëjmë hapa prapa, siç kemi bërë këto 6 vitet e fundit”, është shprehur Pampuri.

E pyetur se çfarë do të bëjë opozita me zgjedhjet e 30 qershorit pasi të ngrihet Gjykata Kushtetuese, ish-deputetja e PD ka deklaruar se nuk mund të bëhet asnjë hap kundër dekretit të presidentit Ilir Meta për të zhvilluar zgjedhjet më 13 tetor.

“Ka një dekret të presidentit, që zgjedhjet të mbahen më 13 tetor. Nuk mund ta hedhësh poshtë dhe as të bësh asnjë hap kundër këtij dekreti.

Vetëm Gjykata Kushtetuese do ta gjykojë, çdo hap i gabuar do të gjykohet nga kjo gjykatë. Sot jemi pa drejtësi dhe pa gjykata. Ramën e tradhtoi padituria”, ka thënë ajo.

Sa i takon vendimit të kryebashkiakëve të djathtë për të liruar ose jo zyrat, pasi ju mbaron mandati dhe duhet të dorëzojnë çelësat te pasardhësit socialistë, ish-deputetja Pampuri ka deklaruar se do të vendosin qytetarët.

Sipas saj, kryebashkiakët e PD nuk do t’i lirojnë zyrat te ca kryebashkiakë qesharakë të zgjedhur pa garë, duke shtuar se ata kanë mbështetje qytetare.

“Kryebashkiakët e majtë janë qesharakë, se nuk mund të jenë të tillë pa garë. Të djathtët kanë vendosur të mos lirojnë vendet e tyre në bashki me mbështetjen e qytetarëve”, ka theksuar Pampuri.

Për një tryezë të mundshme diskutimi me mazhorancën e Edi Ramës, Pampuri ka thënë prerë se nuk do të ketë dialog me Ramën kryeministër.

“Rama nuk e mbajti premtimin më 2017, nuk mund të ndodhë e njëjta gjë sërish. Rama nuk e mban fjalën, nuk bën pakte. Me Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë më asnjë lloj dialogu.

Dialog do të ketë pasi të largohet Rama, të vihet para drejtësisë. Në të gjitha aferat që janë faktuar nga përgjimet e të tjera që janë, Rama është i pari, ndaj duhet të dalë i pari para drejtësisë, e më pas shokët e tij”, ka deklaruar ish-deputetja.

Next Post
Ish-këshilltarja bukuroshe të Haradinajt në telashe, hetohet nga Shërbimi Sekret

Ish-këshilltarja bukuroshe të Haradinajt në telashe, hetohet nga Shërbimi Sekret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In