• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet skema/ Ja si do të përllogaritet siguracioni i makinës, një nga kriteret “sjellja” e shoferit! Çfarë ndodh kur aksidenti nuk është shkaktuar nga pronari i mjetit

by S T
16/10/2024 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nëse makinën ia lë dikujt tjetër, malusi i shkon jo vetëm drejtuesit të automjetit, por edhe pronarit e mjetit.”

Ky është një ndër rregullat e reja që do të zbatohen për të gjithë shoferët që shfaqen problematikë gjatë drejtimit të automjetit. Sistemi bonus malus, i cili do të hyjë në fuqi nga janari 2025 do të zbatohet në bazë të 7 elementeve të riskut. Drejtoresha e AMF, Mimoza Kaçi nga Komisioni Ekonomisë dhe Financave prezantoi dhe projekt-rregullohen e plotë, transmeton A2.

“Aktualisht kjo rregullore ka përfshirë 7 faktor rreziku, në vendet e tjera përfshin më shumë. Për këto faktor kemi të dhëna të disponueshme dhe do të kemi një proces sa më pak në letër. Do ndikojnë drejtpërdrejt në primin e sigurimit”.

“Përveç historikut elementet janë fuqia motorike e mjeteve, mosha e të siguruarit. 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjeteve. Qarku i regjistrimit të mjetit dhe vjetërsia e mjetit.”

Në primin e sigurimit do të merren parasysh edhe aksidentet apo sjelljet e gabuara të shoferit me automjet. Sipas drejtueses së AMF ekziston tashmë një databazë e ngritur për këtë punë.

Është punuar për databazën e dëmeve në autoritet. Sigurohet nga shoqëritë e sigurimit dhe mbahet në autoritet.

“Primi i diferencuar në bazë të rrezikut që mbart çdo i siguruar. Një dëm i ndodhur gjate vitit të fundit, do ketë efekt vetëm për vitin e ardhshëm. Ndërsa për ata që shkaktojnë 2-3 dëme, atëherë do të jenë më të penalizuar”.

Por a do të tarifohen më shumë të rinjtë e të moshuarit në automjet, automjetet e vjetra apo edhe ata të cilët përdorin mjetin e familjes, të afërmit etj?

“Do ketë ndryshime për makinat e vjetra me rritje të tarifës mund të jenë shkak për aksidentet dhe një I moshuar si ka cilësitë e moshës mesatare. Dhe historiku i të rinjve.”

Një familje ka një makinë dhe e ngasin të gjithë si do të veprohet me këtë sistem të ri?

Një i ri që ka një fuqi motorike të madhe të dënohet më shumë.

“Historiku i dëmeve i drejtohet drejtuesit të mjetit. Mosha e të siguruarit është një tipar i drejtuesit do ketë gërshetim të karakteristikave të mjetit. Në rast se një drejtues mjeti ja lë një anëtari të familjes, shokut etj. malusi i shkon të dyve. Tarifimi me malus në policën e ardhshme do të jetë i penalizuar. Bonus malusin do ta ketë 1.”

Sistemi “bonus malus”, i cili përcakton çmimin e siguracionit të automjetit në bazë të historikut të numrit të aksidenteve ka hyrë në fuqi që prej 1 korrikut të 2021-shit, por nuk zbatohet.

Next Post
Mbërritën sot me anijen “Libra”, kthehen pas dy emigrantët e parë nga kampi i Gjadrit, shkak u bë…

Mbërritën sot me anijen "Libra", kthehen pas dy emigrantët e parë nga kampi i Gjadrit, shkak u bë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In