• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet sherri në Laç, njëri preu veten me shishe pasi humbi në kumar tjetri qëlloi me armë

by Java News
22/05/2017 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet ngjarja e ndodhur gjatë natës së kaluar në një lokal në autostradë pranë Laçit, që ngriti më këmbë gjithë policinë e Kurbinit. Sipas informacioneve zyrtare janë vënë në pranga tre persona, janë shpallur në kërkim tre të tjerë dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë sërish tre të rinj.

Policia deklaron se ngjarja ka ardhur pasi lojërave të fatit të organizuar në këtë lokal ku protagonistët kanë qenë në gjendje të dehur. Ata kanë thyer shishe të pijeve alkoolike dhe kanë qëlluar në ajër me armë.

Një prej tyre, 36-vjeçari Lekë Kola ka qëlluar veten në krah me një shishe alkooli të thyer. Po kështu dyshohet se janë përdorur edhe armë zhurmuese imituese si dhe armë zjarri.
Gjatë kontrollit në lokal janë sekuestruar kompjuterë lojëra fati të paliçensuara.

DEKLARATA E POLICISË

Me datë 21.05.2017, rreth orës 02:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Lezhë, ka shkuar i dëmtuar me mjete të mprehta në dorë një shtetas.
Është ngritur grupi hetimor dhe ka filluar menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në një lokal në Fushë Gjormë në Kurbin, në gjendje të dehur, shtetasi Lekë Kola është vetëdëmtuar në krah (me shishe pije alkoolike të thyer). Gjithashtu dyshohet se janë përdorur edhe armë zhurmuese imituese si dhe shtetasi Lekë Kola ka pasur armë zjarri dhe në gjendje të dehur ka qëlluar në ajër ku nuk ka pasur asnjë person të plagosur.

Gjatë këqyrjes në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë armë zjarri në ambientet e jashtme të lokalit dhe 2 gëzhoja pistolete simuluese (pistoleta imituese zhurmuese).

Nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të veprimeve të shpejta procedurale hetimore, operative dhe profesionale, u bë i mundur dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku si rezultat:

U arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Lekё Kola, 36 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale “Moskallëzim krimi” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e qetësisë publike”.

– Alfred Kola, 32 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
– Vlash Currakaj, 21 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M.G. 27 vjeç, banues në Krujë dhe A.A., 20 vjeç, banues në Kurbin për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

U shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit M. ( P.) L. 32 vjeç, banues në Kurbin pasi ky shtetas kujdesej për lokalin dhe dyshohet se pas ngjarjes ka prishur vendin e ngjarjes dhe është larguar. Veprat penale në ngarkim të tij “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në këtë lokal u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kompjuterë lojëra fati të paliçensuara.

Në lidhje me këtë u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. B., 21 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” “Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit A.( F.) L. , 29 vjeç, banues në Malbardhë në Kurbin, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme/a.ç

 

Next Post
VIDEO/ Mjeti shpërthen në flakë në autostradën Tiranë-Durrës, shpëton mrekullisht drejtuesi

Përfshihen nga flakët dy automjete pranë gjykatës së Elbasanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In