• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet sasia e parave të grabitura/ Hajdutët kanë marrë nga banka 21 mln lekë

by Aalison Pearse Stevens
08/08/2016 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grabitja e bankës së nivelit të dytë në Tiranë nuk ka mbetur në tentativë. Përkundrazi, grabitësit kanë arritur të largohen me një shumë të mëdha parash.

Pas disa orë hetimesh, agjentët e policisë kanë konstatuar se autorët, ende të paidentifikuar, janë larguar me 21 milionë lekë të reja. Konkretisht ata kanë grabitur nga kasaforta 10 milionë lekë, 50 mijë euro si dhe 30 mijë dollarë. 

Mëngjesin e kësaj të hëne, filiali i bankës së nivelit të dytë tek zona e ish-Bllokut në kryeqytet u gjet me murin e çarë, pikërisht në dhomën që të çon tek kasaforta.

Burimet policore bënë të ditur se çarja kishte përmasat 50 me 30 centimetra. Policia dyshon se grabitësit kishin tri ditë që punon dhe gërmonin për t’ia arritur qëllimit të tyre. Ata kanë mundur të arrijnë te kasaforta, por pa shkaktuar zhurmë apo provokuar sinjalin e alarmit, shkruan tch.

Ngjarja ka ndodhur një bodrum e katit të nëndheshëm të një pallati, që dikur përdorej si pub, prapa godinës së bankës së nivelit të dytë është shfrytëzuar nga autorët për të kryer punimet për çarjen e murit që do i ndihmonte të depërtonin drejt dhomës ku ndodhej kasaforta.Capture

Në bodrum ka mbetur ende një çelës papagall, pincë, shpatull. Me kartonin e verdhë nr 10 Policia i identifikon si objekte që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe që mund të ndihmojnë në ndërtimin dhe zbërthimin e gjithë kësaj ngjarjeje.

Ekspertë të policisë tashmë po punojnë për të gjetur gjurmë gishtash apo elementë të tjerë që do të çojë drejt identifikimit të autorëve.

……………..

Dega e BKT ku është bërë vjedhja

muri-i-hapur-ne-banke-e1470652899623

Zbardhet dinamika e tentativës për grabitje

Policia po heton në dy pista për tentativën e grabitjes së një filiali banke në Tiranë. Autorët dyshohet se kanë hyrë nga ambientet underground të një lokali që ndodhet pas Bankës. Ambienti aktualisht është i mbyllur, por nuk përcaktohet nëse pronarët e objektit e kanë pasur në gjendje pune në këtë periudhë. Sipas policisë, autorët kanë hapur murin nga pjesa e brendshme e lokalit dhe kanë hyrë në dhomën ku ndodhet kasaforta e bankës.

Kjo është pista e parë në të cilën po heton policia.

Pista e dytë është ajo se grabitësit mund të kenë thyer murin e pasëm të bankës dhe kanë hyrë lehtësisht brenda.

Dyshohet se grabitësit dyshohet se kanë mundur të marrin vetwm 300 mijë lekë të reja nga kasaforta. Kasaforta ka qenë e ngulitur në një pjesë betoni, çka ka bërë të pamundur shkuljen e saj. Autorët kanë përdorur mjete të rënda si dalta dhe çekiçë për shkëputjen e pjesës së ngjitur në mur, por pa rezultat.

 Puna në këtë filial banke nuk ka nisur, pasi ende po punohet nga hetuesit dhe ekspertët e policisë, të cilëve u duhet disa orë për të zbardhur skemën si kanë tentuar grabitësit të futen në dhomën e kasafortës së bankës.

Komunikata e policisë

Në rrugën “Ismail Qmali”, tek BKT Bank, është konstatuar nje carje ne murin e bankes 50 me 30, tek dhoma e kasafortes.

Kasaforta duket e pa prekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre.

Next Post

Topalli publikon foton e 98’ dhe thumbon Bashën... “Kur bëhej opozitë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In