• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet rekursi i SPAK-ut për Tahirin, kërkohet dënim për trafik droge

by A R
19/04/2022 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zbardhur dosja e rekursit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dorëzuar në Gjykatën e lartë për Saimir Tahirin.

Gati 40 ditë pasi ish-ministri shkoi në qelitë e burgut për të kryer një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg, SPAK e ka ridërguar çështjen e tij në Gjykatën e Lartë. Në këtë gjykatë, SPAK kundërshton vendimin e Apelit të Posaçëm të 2 shkurtit të këtij viti, që la të pandryshuar shpalljen fajtor të Tahirit për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” por shfuqizoi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke detyruar dërgimin e ish-zyrtarit të lartë në burg.

Sipas rekursit të depozituar nga SPAK, Gjykata e Apelit ka gabuar, kur në vlerësim të provave dhe argumenteve të paraqitura në proces, ka cilësuar akuzën penale ndaj të pandehurit Tahiri si “shpërdorim detyre”. Sipas prokurorëve të SPAK, ish-ministri duhet të fajësohej për “trafik të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”, vepra për të cilat në vijimësi ata kanë kërkuar 12 vjet burg për të. I njëjti argument është përdorur në rekurs edhe për të bashkëpandehurin e Tahirit, ish-drejtuesin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Në përfundim, SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë të prishë vendimin e Apelit të Posaçëm dhe ta kthejë çështjen për rigjykim po në Apel, por me një trupë të re gjyqtarësh. Aktualisht, ish-ministri Tahiri po vuan dënimin në burgun e Fierit, ndërsa Jaeld Çela përfitoi lirim të parakohshëm, pasi kreu më shumë se 2/3 e dënimit me 3 vjet e 4 muaj burg.

Në përballjen e tij me drejtësinë, të nisur në maj 2018, në vijimësi ka mbajtur qëndrim mohues ndaj çdo akuze. Por Apeli i Posaçëm, në shkurt 2022, konstatonte një marrëdhënie të pashpjegueshme mes tij e zyrtarëve të Policisë së Vlorës me anëtarë të grupit të Habilajve. Sipas Apelit, Tahiri ka favorizuar Habilajt duke iu vënë në dispozicion mjetin e tij “Audi”, si edhe ka marrë shërbime nga persona të lidhur me krimin e organizuar.
/a.r
Next Post
Moska e mohon, por anija e Putinit është shkatërruar dhe fundosur në Detin e Zi / Rekrutët e “Moskva” tregojnë për tmerret në bord

“I zhdukur në det të hapur?!”/ Zemërimi i babait për marinsin që ishte në luftanijen 'Moskva'. Ja telefonata që mori nga Kremlini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In