• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet propozimi i ri i PS, Gjylameti: Të mbrojmë pagat minimale

by Java News
06/11/2018 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në linjë me parimin e taksimit të ndershëm kush fiton me pak paguan më pak si edhe për të rritur përfitimet për ata qe kanë paga të ulëta, Partia Socialiste ka sjellë një propozim të ri në Kuvend.

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti propozoi në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar të ekonomisë ku u prezantua Paketa Fiskale për buxhetin 2019, rritjen e pragut të pagës minimale që tatohet me qëllim mbrojtjen e pagave më të ulëta.
“Mbrojtje të pagave më të ulëta duke marrë parasysh faktin që me ngritjet që kanë patur ndër vite kanë hyrë në fashën e pagave që paguajnë tatim mbi të ardhurat”, tha deputetja Gjylameti.

Në fjalën e saj në komision, Gjylameti theksoi se përmes propozimeve të kësaj mazhorance për Buxhetin 2019 synohet edhe ulja e ngarkesës fiskale për të punësuarit, duke e rritur fashën e të ardhurave, që tatohen me normën 13%, nga 130.000 lekë/muaj në 150.000 lekë/muaj. Nëpërmjet kësaj mase synohet të ulet barra tatimore për rreth 15.400 punëmarrës jo vetëm në sektorin publik, por shumica në sektorin privat.

Një tjetër propozim i Gjylametit ishte edhe për të nxitur zhvillimin e bujqësisë. Deputetja socialiste propozoi heqjen e TVSH për inputet bujqësore në kuadër të zbatimit të angazhimeve konkrete të ndërmarra për të nxitur një nga sektorët kryesorë të ekonomisë
Paketa e re fiskale parashikon lehtësira edhe për bizneset. Deputetja Gjylameti theksoi se përmes paketës që i është paraqitur Kuvendit për miratim, synohet lehtësim ibarrës fiskale për 20 mijë biznese ose mbi 50 mijë investitorë të kapitalit nga ulja e normës së tatimit mbi dividentin nga 15% në 8%. Kjo masë vlerësohet të ketë impakt pozitiv në të ardhurat buxhetore të vitit 2019 me rreth 4.5 miliardë lekë.

Gjylameti propozoi dhe uljen e tatimit në 0% për dividentin që riinvestohet.
Në propozimet e deputetes Gjykameti ishin edhe rritja e rentës minerare në 9 % për të gjithë industrinë nxjerrëse per mineralet/ produketet nxjerrëse për eksport me qëllim që të nxisim përpunimin në vend dhe rritjen e vlerës së tij për eksport , duke dekurajuar eksportin e mineraleve të papërpunuara.
Paketa e re fiskale që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2019, theksoi Gjylameti, tregon angazhimin konkret që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në drejtim të zbatimit të një programi ambicioz reformash, të cilat kanë si qëllim sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, vazhdimin e luftës kundër informalitetit, zhvillimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit të administratave fiskale për të rritur efiçencën e punës, zhvillimin e mëtejshëm të kuadrit legjislativ fiskal, si dhe forcimin e burimeve njerëzore të administrates, rritjen e punëzënies dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve shqiptarëve.

Projektligjet financiare paraqesin në mënyrë të qartë dhe të detajaur politikat tatimore që do të ndiqen gjatë vitit 2019, si në drejtim të zgjerimit të të ardhurave tatimore, ashtu edhe për nxitjen e përmirësimin e klimës së biznesit, duke mos anashkaluar edhe analizimin e risqeve dhe problematikat që mund të hasen në zbatimin e tyre.

Propozimet do të diskutohen gjatë diskutimit nen për nen në Komisionin e Ekonomise dhe Financave në ditët në vijim.

/b.d

Next Post
Parashikimi, temperatura të larta edhe gjatë muajit nëntor

Parashikimi, temperatura të larta edhe gjatë muajit nëntor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

March 19, 2026
Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

March 19, 2026
Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

March 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Humbja që lë pas boshllëk

March 19, 2026
Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

March 19, 2026
Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

VIDEO / Kur Berisha akuzonte Gaz Bardhin: Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

March 19, 2026
Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In