Në daljet e tij të fundit në media, kreu në detyrë i Kuvendit, Ilir Meta, e ka sqaruar se ka qenë situata dhe rrethanat ku e kishte futur vendin sjellja e opozitës, ajo që e kanë detyruar të pranojë zgjedhjen si Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Në procesverbalin e mbledhjes me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve një ditë para raundit të katërt në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit, siguruar nga “Panorama”, shihet që ka pasur një hezitim nga ana e Metës.
Kjo mbledhje u zhvillua pak minuta pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi u shpreh në foltoren e Kuvendit në seancën e datës 27 prill se kërkonte që Meta të bashkonte votat me PS-në për të zgjedhur kreun e shtetit ose të pranonte futjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.












