• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zbardhet plani i veprimit, 4 shtyllat e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor

by A R
13/07/2017 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka publikuar planin vjetor të veprimit për zonën rajonale ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Plani i veprimit është  përgatitur me kërkesë të kryeministrave për të përgatitur një qasje bashkëpunimi të mëtejshëm ekonomik nën kontekstin e Procesit të Berlinit dhe Samitit të Triestes.

Ky plan veprimi buron nga angazhimet e ndërmarra  brenda kornizave të marrëveshjes së CEFTA dhe Strategjisë për Europën Juglindore dhe do të bazohet në rregullat dhe parimet e CEFTA dhe BE, të reflektuara dhe në Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit.

Plani do të mbështete në katër shtyllat kryesor të Zonës Rajonale Ekonomike janë tregtia, investimet, lëvizshmëria dhe integrimi.

Tregtia

Qëllimi është që transformohet rajoni në një zonë ku të mirat, shërbimet dhe krahu i punës lëviz i lirë, pa vendosur tarifa, kuota apo kufizime dhe të tjera barriera të panevojshme, ku tregtia do të lehtësohet edhe më shumë se sa përcaktojnë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, me qëllim njohjen e dokumentacionit në kufi.

Do të vazhdohen të monitorohen të gjitha masat jo-tarifore në rajon dhe për këtë do të hartohet një raport vjetor, ku do të paraqiten të gjitha pengesat e hasura nga bizneset. Zona ekonomike rajonale do të jetë pjesë e Zonës Pan-Mesdhetare, të barabartë me palët e tjera kontraktuese.

Investimet

Harmonizimi rajonal i mëtejshëm i politikave të investimeve do të sjellë nxitjen ekonomike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur punësimin dhe konvergjencën midis tyre.

Nxitja ekonomike do të vijë prej reformës së axhendës së investimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Heqja e barrierave në investimet rajonale ofron mundësinë e ekonomisë së shkallës, diversifikim gjeografik i bizneseve dhe mbi të gjitha një shpërndarje më të mirë të burimeve brenda një tregu rajonal, duke integruar kështu bizneset e rajonit në zinxhirët ndërkombëtar të vlerës.

Vendet e rajonit do të zhvillojnë një platformë të përbashkët të investimeve. Do të promovojnë dhe do të punojnë së bashku për paraqitjen e rajonit si një destinacion të shëndoshë për investime.

Lëvizshmëria

Në mënyrë për të vendosur dhe për të ruajtur konkurrueshmërinë ndërkombëtare, mbajtja dhe zëvendësimi i kapitalit intelektual njerëzor është thellësisht i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive në Ballkanin Perëndimor. Në një ekonomi në rritje,  shkalla e rritjes së lëvizshmërisë  të krahut të punës së kualifikuar në rajon dhe BE është një çështje me rëndësi të madhe.

Axhenda për lëvizjen do të hartohet në bashkëpunim me industrinë, ku do të përfshihen sektorët e përfaqësuar nga BP6; transferimi i teknologjisë dhe krijimi i start-up; strategjitë e specializimit; si dhe bashkëpunimi rajonal për arsimimin e inxhnierëve dhe shkencëtarëve të rinj.

Integrimi dixhital

Transformimi dixhital po ndryshon mënyrën se si ne komunikojmë, mësojmë, punojmë dhe jetojmë.  Ka ndryshuar mënyra se si bëjmë biznes dhe ndërveprojmë  me autoritetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Përdorimi i teknologjive dixhitale mund të sjellë përfitime të mëdha për sa i përket shpejtësisë, transparencës dhe efikasitetit përgjatë kufijve në sektorë të ndryshëm.

Sipas Axhendës Dixhitale, WB6 do të mbështesë një qasje rajonale për të nxitur bashkëpunimin ndërqeveritar në çështjet dixhitale dhe lehtësimin e integrimit brenda Tregut të Vetëm Dixhital Europian.

Për këtë qëllim, agjenda dixhitale synon: zhvillimin e infrastrukturës digjitale dhe përmirësimin e lidhjes rajonale; Politikat e harmonizuara të spektrit; Politikat e koordinuara të roamingut drejt një rajoni pa roaming; Siguri më e madhe kibernetike, mbrojtjen e  të dhënave; Bashkëpunimi në politikat që stimulojnë ekonominë e të dhënave; Avancuar aftësitë dixhitale dhe digjitalizimin e përshpejtuar dhe marrjen e teknologjive të zgjuara në rajonin tonë. /monitor/b.d

Next Post
Selami shton kritikat ndaj Bashës: Nuk gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve

Selami shton kritikat ndaj Bashës: Nuk gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In