• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet pasuria e kupolës së policisë së shtetit, ja kush kryeson

by Java News
05/01/2018 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vettingu në polici. Të parët do të jenë 300 oficerë me grada të larta për spastrimin e policisë nga korrupsioni. Kontrolli do të nisë me drejtorin e Përgjithshëm Haki Çako.

Ky proces do të kalojë në sitë të gjitha pasuritë dhe të ardhurat e policëve në mbarë vendin. Referuar deklarimeve të ardhura nga Open data Albania bëhen publike të dhënat për pasurinë e disa prej kryepolicëve.

Deklarimi karakterizohet nga të ardhurat në vit, pasuri të fituara gjatë vitit dhe shpenzimet, shkruan gsh.

Haki Çako
Gjatë vitit 2016 rezulton se të ardhurat nga paga si drejtor i përgjithshëm është 1 533 692 lekë. Personat e përfshirë në familje janë gruaja dhe vajza, Alketa dhe Altea. E shoqja rezulton të fitojë të ardhura nga paga në autoritetin shëndetësor rajonal dhe në drejtorinë rajonale të SSH 630 201 lekë. Familja Çako ka në zotërim një apartament në Durrës me vlerë 30 mijë euro, ndërsa mjeti i tij ka vlerë 7 mijë euro. Në llogari bankare, gjendje Çako ka 37 mijë euro.

Ardi Veliu
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka përfshirë vetëm bashkëshorten, Matildën në deklarimin e pasurisë. Nga paga e tij në 2016-ën të ardhura janë 1 057 081 lekë. Ndërkohë e shoqja në nivel akademik në fakultetin ekonomik të universitetit Ismail Qemali merr një pagë prej 1171756 lekë. Gjendja e depozitës bankare rezulton 730 608 lekë.

Gentian Shehaj
Kreu i drejtorisë së policisë së qarkut Vlorë rezulton të ketë deklaruar pasurinë fillestare që në 2012. Ka deklaruar pasuri të paluajtshme një apartament 2+1 85 m katror i blerë rreth 40 mijë euro, nga këto 26 mijë euro të marra kredi. Për gjendjen kesh ka deklaruar se nga puna e kryer nga 2008-2012 shumën 2 mijë euro. Pas 2012, kur ishte drejtor policie në Dibër rezulton se të ardhurat nga paga është 621 830 lekë.

Alfred Çepe
Drejtori i policisë së Durrësit rezulton të ketë deklaruar pasurinë që nga 2013. Sa i përket pasurisë së paluajtshme rezulton të jetë 50% pronar i një apartamenti me sipërfaqe 101 metër katror e të blerë me kredi. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë është 1571 28 euro. Bashkëshortja Silda Çepe në një bankë të nivelit të dytë rezulton të ketë 50% të 1000 eurove. Në një bankë tjetër ka 530 68 euro. Rezulton të ketë marrë kredi bankare në një banke të nivelit të dytë për blerjen e një apartamenti 25 mijë euro.
Alfred Çepe është pronar i një makinë tip BMV i vitit 2001, ndërsa e shoqja ka një makinë “Benz A Clas” me vlerë 4500 euro. Nga paga si punonjës i policisë të ardhurat janë 11 67 543 lekë. Po ashtu, bashkëshortja e tij figuron trashëgimtare e një apartamenti në Vlorë me sipërfaqe 110 m2.

Alber Nushi
Referuar të dhënave të pasurisë të deklaruara së fundmi, rezulton se Albert Nushi, aktualisht drejtor i Policisë së Fierit është përfitues i 4000 m katrorë tokë në Lushnjë, përfituar sipas ligjit nr.7051 për të cilën nuk ka marrë akoma certifikatën e pronësisë. Të përfshirë në këto deklarime janë bashkëshortja e tij, Alketa Nushi, djali Arjon Nushi dhe vajza Anisa Nushi. Bashkëshortja rezulton të jetë bashkëpronare në një biznes restorant-fastfood. Djali rezulton të jetë bashkëpronar i një makine tip ‘Ford’ blerë në vitin 2013. Ndërsa të ardhurat e bashkëshortes nga trajtimi në bazë të VKM, nr. 183 “Për kompensim për privatsionet dhe humbjet që i shkakton punonjësit të Policisë së Shtetit për shkak të nevojave të punës dhe të detyrës”, shkojnë në shumën 178 300 lekë. Të ardhurat e djalit nga paga e Komisariatit të Policisë Vlorë shkojnë në shumën 571 844 lekë dhe të ardhurat e tij nga paga në Drejtorinë e Policisë së shtetit kapin vlerën 106 086 lekë. Albert Nushi rezulton gjithashtu të jetë pronar i një shtese në pallatin 1337 në katin e dytë pranë apartamentit të prindërve. Ndërsa djali i tij rezulton të jetë pronar i një tjetër makine tip “Benz”.

Next Post
Shkel urdhrin mbrojtës, burri shkon tek ish-bashkëjetuesja në gjendje të dehur

Shkel urdhrin mbrojtës, burri shkon tek ish-bashkëjetuesja në gjendje të dehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar

January 19, 2026
Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

January 19, 2026
Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In