Dan Hutra, para se të shkonte në banesën e ish-partneres dhe të hapte zjarr, fillimisht ka plagosur me thikë ish- të dashurën e tij në Astir, duke i marrë më pas një shumë të madhe parash.
“Marjana Gurakuqi, 40 vjeçe është plagosur nga Hutra. Ajo tha se ishte dhunuar nga ish-i d shuri i saj”, mësohet nga burimet.
Më pas Hutra ai është drejtuar për në banesën familjes Hysja, ku ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë për plagosjen e 40-vjeçares:
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
/e.d