Pas marrjes në pyetje, i riu shqiptar është rrëfyer duke theksuar se kishin qenë babai i tij dhe vëllai 24-vjeçar ata që e sulmuan me thika duke i shkaktuar plagë të thella në trup.
Ngjarja sipas autoriteve greke ndodhi një ditë më parë gjatë një sherri në familjen shqiptare.
Sherri përfundoi në përdorimin e thikave ku babai 55-vjeçar dhe djali tjetër 24-vjeçar sulmuan vëllain tjetër.
Pas rrëfimit të të riut, policia arrestoi babain dhe vëllain e vogël me akuzën e plagosjes me dashje.