• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet “Masterplani” amerikan për Greqinë

by Java News
23/04/2019 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka më asnjë dyshim se vëmendja e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit është rritur dhe në këtë pikë busulla është orientuar drejt interesave që ka imponuar marrëveshja Greqi, Qipro, Izrael për gazsjellësin East Med.

Forcimi i marrdhënieve strategjike mes Athinës dhe Uashingtonit  për Mesdheun Lindor, sipas gazetës Kathimerini de facto ndryshoi natyrën e disa vendimeve që u morën pa procedura të veçanta. Në këtë kontekst, merr kuptim edhe qëndrimi në Athinë i ambasadorit  Joseph Paiat deri në 2020, në një periudhë që lidhet si me zgjedhjet kombëtare që do të mbahen dhjetorin e ardhshme, ashtu edhe me raundin e ardhshëm të dialogut strategjik, që do të mbahet në Athinë.

Ditët e fundit drejtues të opozitës se Demokracisë së Re dëgjuan «Masterplanin» e paraqitur nga ambasadori amerikan mbi zbatimin e hapave kryesore të dialogut strategjik. “Masterplani” amerikan përfshin diskutimin e marrëveshjes për të  zgjatur përdorimin e bazës së Souda-s me pesë apo dhjetë vjet, si dhe interesin e SHBA-ve për investime të mëdha në ish-aeroportet e greke, dhe sektorin energjik (gazsjellësin TAP dhe IGB si dhe stacionin e gazi (FSRU) në Alexandroupoli)

Në Athinë këto ditë  ishte edhe senatori dhe anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert (Bob) Menendez, i cili u prit nga Presidenti Prokopis Pavlopulos. Menendez së bashku me republikanin Marco Rubio, konsiderohen si “arkitektët” e projektligjit që detyton Sekretaren amerikane të Shtetit duhet të dorëzojë në Kongres listën me numrin e shkeljeve të hapësirës ajrore greke dhe Zonës Ekluzive Ekonomike të Republikës së Qipros. Përveç kësaj, i njëjti ligj bën thirrje për heqjen e embargos së armëve amerikane në Republikën e Qipros.

Në një intervistë për Kathimerini senatori i New Jersey-t thotë se  marrëdhëniet greko-amerikane aktualisht janë “më të mirat në historinë e tyre”. Menendez përmend në mënyrë të veçantë marrëveshjen e Prespës, e cila i “lejon Greqinë të luajë një rol të rëndësishëm në Ballkan”.

“Unë shoh një mundësi për stabilitet, siguri, paqe dhe prosperitet. Shpesh më pyesin pse kemi paraqitur këtë projekt-ligj tani. Përgjigja ka të bëjë me mënyrën se si marrëdhëniet tona evolojnë me të gjitha këto vende. Me Greqinë kemi nisur iniciativa të mëdha në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të sigurisë kanë arritur pikën më të lartë. Pastaj marrëveshja me Maqedoninë Veriore, i mundëson Greqisë të luajë një rol të rëndësishëm në Ballkan”

“Paketa” vë Greqinë në qendër të interesit strategjik të SHBA-ve.  Senatorët amerikanë Bob Menendez dhe Marco Rubio kërkojnë një rishikim themelor të strategjisë amerikane për për të njohur realitetet e reja që janë zhvilluar në rajon.

Çfarë përmban Akti i Partneritetit Lindor për Energjinë  për vitin 2019

* Ka miratuar 3 milion dollarë ndihmë ushtarake për Greqinë nëpërmjet programit FMF dhe 2 mln dollarë  amerikanë për Greqinë dhe Qipron përmes programit “Ndërkombëtar të edukimit dhe trajnimit ushtarak” (IMET).

*  Karakterizon Greqinë si një anëtar të çmuar të NATO-s dhe një shtyllë sigurie në Mesdheun Lindor.

* Katër vendet, Greqia, Qipro, Izraeli dhe Amerika janë kundër çdo veprimi që cënon stabilitetin, do të shkelë ligjin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë në Mesdheun Lindor dhe Detin Egje.

* Thekson qëllimin e Uashingtonit për të vazhduar të ketë një prani të fortë ushtarake në bazën detare greke të Souda-s.

* Miraton ngritjen e një qendre  nga SHBA  për të lehtësuar bashkëpunimin energjetik mes SHBA, Izraelit, Greqinë dhe Qipron

* Parandalon transferimin e avionëve F-35 avionëve në Turqi në qoftë se Ankaraja vazhdon të zbatojë planifikimin për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse S-400

* Siguria e partnerëve të Amerikës si Greqia dhe Qipro janë të rëndësishme për interesat amerikane.

* Kërkon mbështetje amerikane për bashkëpunimin trepalësh midis Greqisë, Qipros dhe Izraelit

* Kërkon që qeveria amerikane të paraqesë në Kongres një strategji për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe energjisë dhe vendet e Mesdheut lindor, si dhe raporte mbi aktivitetet malinje të Rusisë dhe vendeve të tjera në rajon. (Respublica)

http://www.kathimerini.gr/1020583/gallery/proswpa/synentey3eis/mpomp-menentez-sthn-k-h-toyrkia-na-diale3ei-s-400-h-f-35

http://www.kathimerini.gr/1018693/article/epikairothta/politikh/hpa-h-geroysia-zhta-lista-twn-toyrkikwn-paraviasewn-sto-aigaio-kai-arsh-toy-empargko-oplwn-sthn-kypro

Next Post
Vlorë/ Moti i keq pezullon lëvizjen detare

Vlorë/ Moti i keq pezullon lëvizjen detare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In