• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet lista kandidatëve të PS, ja emrat e rinj dhe ata që largohen sipas qarqeve

by A R
29/04/2017 11:38
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste do të miratojë sot listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 18 qershorit. Paraditen e sotme, kryesia do të mblidhet nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama për t’u dhënë fund hamendësive rreth renditjes së kandidatëve në këtë listë, shkruan “Panorama”.

Në krye të listave janë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste që kanë ndjekur nga afër organizimin elektoral të saj për këto zgjedhje. Bie në sy moskandidimi i një numri të madh deputetësh nga lista aktuale e Grupit Parlamentar Socialist.

Burime nga Partia Socialiste pohuan se drejtuesit politikë të qarqeve kanë pasur lirshmëri në evidentimin e emrave të rinj të kandidatëve, njerëzve me kontribute dhe personalitete të spikatura në fusha të caktuara.

Kryesocialisti u ka kërkuar atyre rezultat maksimal zgjedhor, më të lartë se ai i zgjedhjeve të qershorit 2013, për shkak të mirëqeverisjes së Partisë Socialiste në këta katër vjet. Por në rikandidimin e deputetëve aktualë dhe në përfshirjen e emrave të rinj në listë janë ndjekur disa kritere, shkruan “Panorama”.

Për deputetët aktualë, është parë puna e tyre në terren me zgjedhësit, lidhjet e tyre me votuesit, raportimi dhe ndjekja e problematikave që kanë pasur zonat që ata kanë pasur në patronazh.

Gjithashtu është analizuar dhe aktiviteti i tyre parlamentar, pjesëmarrja me diskutime në komisionet parlamentare, por dhe në seancë plenare të Kuvendit, propozimet e amendamenteve për projektligjet që janë diskutuar dhe miratuar, etika e deputetit etj. Ndërsa për prurjet e reja në lista, janë vlerësuar drejtues të suksesshëm në krye të institucioneve me rezultate konkrete, por dhe performancë të lartë publike.

Të tillë janë zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, e cila është në listën e kandidatëve të Tiranës, ministres së re të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prefekti i Elbasanit, Arben Kamami, kreu i OSHEE-së, Ardian Çela etj.

Siç edhe kishte premtuar, Kryeministri Rama do të jetë i pari i listës së deputetëve në qarkun e Vlorës, ndërsa zv.kryeministri Niko Peleshi do të jetë i pari i listës së Korçës. Pandeli Majko pritet të drejtojë listën e Tiranës, ndërsa ministri i Financave, Arben Ahmetaj, do të mbulojë në këtë qark Bashkitë e Kavajës dhe Rrogozhinës. Ministri Xhafaj pritet të vijojë të jetë pjesë e listës së Tiranës, si dhe në zgjedhjet e 2013-s, bashkë me Saimir Tahirin, Blerina Gjylametin, Xhemal Qefalinë, Milena Hariton e Sadri Abazin.

Lista e Partisë Socialiste ka dhe shumë zhvendosje të deputetëve që kanë ndryshuar qark. Ministri për Pushtetin Vendor, Eduard Shalsi, ka lënë Beratin, nga ku u zgjodh në 2013-n dhe do të jetë pjesë e listës së Korçës, duke mbuluar Pogradecin.

Olta Xhaçka, nga qarku i Korçës, lëviz në Tiranë, tashmë ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ndërsa Anastas Angjeli, nga qarku i Gjirokastrës, do të kandidojë në qarkun e Elbasanit, duke mbuluar Bashkinë e Gramshit. Deputeti Bashkim Fino, nga kreu i listës së qarkut të Korçës në 2013- n, do të kandidojë në qarkun e Fierit.

QARKU BERAT
Blendi Klosi
Ermonela Felaj
Armand Shameti
Fadil Nasufi
Anila Agalliu
Eduart Bejko

QARKU LEZHË
Lindita Nikolli
Pjerin Ndreu

QARKU KUKËS
Mimi Kodheli
Safet Gjici

QARKU DIBËR
Ilir Beqja
Agron Malaj
Alma Selami
Gazmend Kenga
Valbona Kola

QARKU SHKODËR
Ditmir Bushati
Keti Bazhdari
Paulin Sterkaj
Megi Ajtyresa
Paulin Luli
Luan Harusha
Luan Heta
Agron Hetoja

QARKU VLORË
Edi Rama
Damian Gjiknuri
Valentina Leskaj
Edmond Leka
Andrea Marto
Pranvera Resuli
Fatmir Toçi
Alket Hyseni

QARKU ELBASAN
Taulant Balla
Evis Kushi
Arben Kamami
Anastas Angjeli
Musa Ulqini
Luan Duzha
Arben Asllani
Lenci Spaho
Klevis Xhorxhi
Ejvis Pila
Desantila Tahiraj
Nuredin Belba
Bukurosh Maçi

Enver Shkurti
Klodiana Zdrava

QARKU DURRËS
Milva Ekonomi
Fidel Ylli
Eglantina Gjermeni
Ardian Çela
Landi Xhelili
Ilir Drazhi
Ilia Gjergji
Natasha Paço
Spartak Kovaçi
Ardit Kërtusha

QARKU FIER
Gramoz Ruçi
Elisa Spiropali
Erion Braçe
Arben Çuko
Bashkim Fino
Pirro Lutaj
Koli Bele
Antoneta Dhima

QARKU TIRANË
Saimir Tahiri
Olta Xhaçka
Pandeli Majko
Vasilika Hysi
Fatmir Xhafaj
Blerina Gjylameti
Arben Ahmetaj
Ervin Bushati
Ogerta Manastirliu
Sadri Abazi
Elona Gjebrea
Xhemal Qefalia
Rakip Suli
Milena Harito
Ulsi Manja
Sadi Vorpsi

QARKU KORÇË
Niko Peleshi
Eduard Shalsi
Arta Dade
Ilir Pendavinji
Ana Verushi

QARKU GJIROKASTËR
Blendi Çuçi
Mirela Kumbaro
Flamur Golemi
Dashamir Kamberi
Artemisa Dralo

Next Post
FOTOT/ Meta president, çfarë nuk u pa në TV në seancën e djeshme

Mungesa e ambasadorëve gjatë zgjedhjes së presidentit, ja sqarimi që jep Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In