• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet letra e SPAK drejtuar Niko Peleshit për Ballukun, u firmos nga Altin Dumani

by A R
16/12/2025 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zbardhur letra që Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së Belinda Ballukut, deputete, ministre dhe zv/kryeministre njëkohësisht. Shkresa që i është dërguar kryetarit të parlamentit, Niko Peleshi, dhe deputetëve të Kuvendit, mban firmën e drejtuesit në detyrë të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Ky i fundit, ditën që do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën, do t’i dorëzojë mandatin e drejtuesit të SPAK-ut, Klodian Brahos, i cili u zgjodh më 11 dhjetor si kreu i ri i saj.

Por çfarë thuhet në shkresën drejtuar Kuvendit?

Në të, drejtuesi i prokurorisë, kërkon autorizimin për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes/ministres/zëvendëskryeministres Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, në atë të arrest në burg/në shtëpi.

Po ashtu, Dumani kërkon që të ruhet sekreti hetimor dhe të ndalohet publikimi i akteve.

Po ku është bazuar kërkesa e SPAK?

Në letrën e firmosur nga Dumani citohen nenet 73, 95 dhe 103 i Kushtetutës si dhe nenet 260, 288 dhe 289 të Kodit të Procedurës Penale si dhe nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit.

Neni 73 i Kushtetutës tregon se kur mund të arrestohet një deputet.

Në nenin 95 sqarohet përbërja e Këshillit të Ministrave dhe funksionet që ushtron.

Neni 103 i Kushtetutës sqaron postin e ministrit dhe faktin se ata gëzojnë imunitetin e deputetit.

Neni 260 i Kodit të Procedurës Penale sqaron revokimin, zëvendësimin dhe bashkimin e masave të sigurimit.

Neni 288 flet për kushtet e procedimit ndaj një deputeti.

Neni 289 flet për lejimin për të kryer veprime nga ana e prokurorisë.

Neni 13 i Kuvendit sqaron rolin e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Neni 118 i Kuvendit sqaron dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, për kontrollin personal ose të banesës së deputetëve.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 19 dhjetor për të shqyrtuar kërkesën. Pasi njoftohet zyrtarisht edhe Belinda Balluku, ajo ka të drejtë të japë shpjegime, të përfaqësohet nga avokati dhe të ushtrojë të plotë të drejtën e mbrojtjes.

Këshilli shqyrton kërkesën dhe brenda 2 javësh harton raportin, ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e saj. Raporti u shpërndahet deputetëve. Më pas, kërkesa futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare.

Fjalën, po sipas Rregullores së Kuvendit, e merr deputetja për të cilën është bërë kërkesa, pa u hapur diskutimi mbi raportin. Vendimi merret me votim të hapur.

Nëse Kuvendi nuk shprehet brenda 3 muajve, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion konsiderohet e rrëzuar.


Kujtojmë se SPAK argumenton në kërkesën e saj se Balluku është e pandehur për “shkelje të barazisë në tendera”, në kuadër të hetimeve për Tunelin e Llogarasë. Përveç kësaj, shton, se ajo është nën hetim për shtatë procedura të tjera prokurimi.

Balluku u rikthye në detyrë, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, më 12 dhjetor, pas shqyrtimit të kërkesës së kreut të qeverisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e kompentencave mes ekzekutivit dhe Gjykatës së Posaçme. Kështu u rrëzua vendimi i marrë nga GJKKO në datën 20 nëntor.

Numri një i kabinetit ka reaguar vazhdimisht sa i takon çështjes. Edhe këtë të martë, ai bëri një postim të menjëhershëm në rrjetin e tij social “X” ku shkruan se “ende pa u tharë boja e gjyqtarëve të Kushtetueses, kërkohet një masë e tillë shtrënguese që sipas tij është kthyer në modë të vrazhdtë në Shqipëri”.

Sipas Ramës, mazhoranca do të angazhohet për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë.

Next Post
Takimi VanHorn–Kumbaro| SHBA ofron ekspertizë për arsimin në sigurinë kibernetike dhe kriminologji

Takimi VanHorn–Kumbaro| SHBA ofron ekspertizë për arsimin në sigurinë kibernetike dhe kriminologji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In