• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbardhet letra e plotë e Brahos për destabilitetin politik, ja çfarë shkruante

by Java News
14/10/2015 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet letra e plotë që Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho u dërgoi institucioneve kryesore në vend, por edhe ambasadës së SHBA në Tiranë duke e vendosur në dijeni për një skenar ogruzi që po përgatitjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti.

“Doshi dhe Prifti kanë njohje të vjetër me gruan e Kastriot Ismailajt që ndodhet në burg.

Vojsava Ismailajt i është premtuar largimi nga vendi në emër të Bashës dhe Ramës, prandaj kërkoj që ajo të mbrohet fizikisht.

Ka përpjekje serioze për të realizuar një skenar ogurzi, që synon të shkaktojë kaos e destabilitet politik”shkruan ndër të tjera Braho, sipas BW.

Ndërkohë që pak ditë pas dërgimit të letrës, Braho shprehej se ‘destabiliteti’ u qetësua.

LETRA E PLOTË

I nderuar Z. Naço Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë dua t’ju informoj se nga burime të sigurta më konfirmohet se ekzistojnë dhe janë duke u ndërmarrë përpjekje serioze për realizimin e një skenari ogurzi që synon shkaktimin e kaosit dhe destabilitetit politik në vend dhe që ka për autorë kryesorë deputetin në gjykim Tom Doshi dhe ish­deputetin Dritan Prifti, gjithashtu nën hetim Tom Doshi dhe Dritan Prifti janë dy të njohur të vjetër të Kastriot Ismailaj, i cili ndodhet i arrestuar nën akuzën e pastrimit të parave, por njëkohësisht edhe personazhi kryesor në çështjen CEZ­DIA. Ata kanë kontaktuar dhe vazhdojnë të jenë në komunikim të vazhdueshëm me familjarë të sipërpërmendurit dhe në veçanti me bashkëshorten e tij Vojsava Ismailaj, për të përfshirë këtë të fundit përmes një skeme mashtrimi, shantazhi dhe me premtimin për të liruar nga akuza Kastriot Ismailajn, në këmbim të deklaratave ose intervistave që synojnë implikimin e Kryetarit të Kuvendit në skandalin CEZDIA dhe vazhdimin e skenarit të mëparshëm destabilizues. Këto burim më konfirmojnë se takimi më i fundit mes Tom Doshit, Dritan Priftit dhe Vojsava Ismailajt është zhvilluar në Hotel Sheraton, ditën e Mërkurë, datë 23 Shtator 2015, duke filluar nga ora 14.31. Të njëjtat burime konfirmojnë se Tom Doshi dhe Dritan Prifti i kanë thënë Vojsava Ismailajt se bashkëshorti i saj mbahet i arrestuar me porosi të Kryetarit të Kuvendit. Sipas burimeve, Tom Doshi dhe Dritan Prifti i kanë dhënë garanci Vosjava Ismailajt në emër të Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për lirimin e bashkëshortit në këmbim të deklaratave apo intervistave të saj apo të bashkëshortit të saj që do të implikonin Kryetarin e Kuvendit, madje duke përmendur edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të interesuar në eliminimin politik të Ilir Metës. Këto burime më bëjnë gjithashtu të ditur se pasi dështuan të ndikojnë përmes avokatit Vladimir Meçi, i cili mbron çështjet e Tom Doshit dhe Kastriot Ismailajt, këto ditë Tom Doshi i ka kërkuar Vojsav Ismailajt të takohen jashtë qytetit të Tiranës për të konkluduar marrëveshjen e tyre, duke i premtuar edhe largimin e saj dhe të familjes jashtë Shqipërisë. Në këto kushte, duke patur parasysh precedentin e skenarit të dështuar kriminal që po gjykohet nga organet kompetente, i cili synonte të përfshinte dhe akuzonte Kryetarin e Kuvendit si porositës të ekzekutimit të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi, me protagonist të pandehurin Durim Bami dhe deklarimin e dhënë nga ky i fundit nën kërcënimin e armëve, si dhe rrezikshmërinë e lartë shoqërore që paraqet Tom Doshi, në cilësinë time si Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend dhe i ndërgjegjshëm për pasojat që mund të kenë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, presionet dhe veprimet kriminale të personave të përfshirë në këtë përpjekje për destabilitet dhe kaos, kërkoj: Marrjen e masave për mbrojtjen fizike të Vojsava Ismailajt dhe familjes së saj, për të shmangur kërcënimet apo edhe më rëndë akoma, pengmarrjen e saj, për ta detyruar për të dhënë deklarata apo intervista që do të zhvendosnin vëmendjen apo devijonin qëllimin e hetimit të aferës CEZDIA. Paralajmërimi për këtë skenar që është duke u zhvilluar nuk duhet neglizhuar pasi Tom Doshi dhe Dritan Prifti, janë edhe protagonistët kryesorë të vetëdeklaruar sit ë tillë të ngjarjeve që prodhuan dhunën e 21 Janarit 2011. Me respekt Spartak Braho

Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare

Next Post

Ja kush ishte çelësi i suksesit të kombëtares shqiptare (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In