Korcë – Prej disa orësh vijojnë reshjet e dendura të borës në fshatin e Dardhës. Nga ARRSH bëhet me dije se bora ka arritur në 5 cm.
Në terren ndodhet një borëpastruese për të hapur rrugën dhe për kriposje, por duhet ndërhyrja e më shumë borëpastrueseve për të mbajtur situatën nën kontroll. Disa prej akseve nuk kanë firma kontraktuese për hapjen e rrugëve, për shkak se APP ka ankimuar kontratat e tyre.
Sektori i Qarkullimit Rrugor bën thirrje për vendosjen e zinxhirëve dhe gomave dimërore, pasi prej km 9 – km 12 ka vështirësi në ngjitje drejt fshatit Dardhë. Me pak bore eshte regjistruar ne Voskopojë.