• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet e qartë dhe e plotë ngjarja: Si u zbuluan 4 të vrarët në familjen shqiptare në Greqi

by A R
03/03/2022 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka dalë në dritë për herë të parë e detajuar dhe e qartë se si u zbulua krimi monstruoz që ndodhi ditën e mërkurë (dje) në Andravida, zonë e Iliada në Pyrgos, Peloponez në Greqi.

Noa.al ju sjell detajet e plota dhe të konfirmuara nga policia dhe grupi hetimor grek.

Të mërkurën në orën 14, Mihali 12 vjeçar, del nga shtëpia ku jetonte me 2 vëllezërit, Aliun 3 vjeçar, Edin 2 vjeç, nënën e tij Marije Dosku, 37 vjeçar dhe njerkun 32 vjeçar, Armando Kloci.

Ai i thotë nënës se do dilte të luante me një shok moshatar të lagjes. Dhe ashtu bëri. Mori biçikletën dhe doli.

Shoku i Mihaliy, rrëfeu për mediat greke që citon noa.al, çfarë ndodhi më pas:

“Kaluan disa orë dhe aty nga ora 19, Mihali më thotë, hajde ikim te shtëpia ime se dua të marr diçka për të ngrënë.

I ra derës, por askush nuk u përgjigj. Më tha, po futem nga dritarja. Papritur më thërret, shpejt hajde shpejt se diçka ka ndodhur moj nëna ime.

Futem dhe unë nga dritarja, kontrollojmë shtëpinë dhe shohim fëmijën e vogël Edin në krevat fëmijësh dhe menduam se po flinte”, thotë ai dhe vazhdon:

“Pastaj pamë gjak në dhomën ku flinin prindërit. Por asnjë tjetër nuk pamë në shtëpi. Më pas dola dhe shoku im doli jashtë duke mbajtur vëllain e tij, i cili kishte shenja të kuqe të ndezura në qafë dhe gjak në gojë…” përfundon dëshmia e shokut të Mihalit.

Kur Mihali ka dalë në rrugë, ka bërtitur për ndihmë. Ai nuk e dinte se Edi kishte vdekur. Kalimtarët që u afruan e panë se fëmija ishte si i ngrirë dhe kuptuan se nuk jetonte. Megjithatë thirrën autoambulancën e cila e dërgoi në spital ku fëmija u shpall i vdekur.

E ndërsa ndodhte kjo, në banesën e familjes Kloci mbërriti policia. Ajo konstatoi shpejt, se në shtëpi, kishte të tjerë viktima.

Në pjesën e pasme të shtëpisë, gjendej një rimorkio makine. Pranë saj ndodhej mbuluar në tokë, mbështjellë me çarçaf, djali tjetër, Aliu 3 vjeçar, i vdekur.

Brenda në rimorkio, gjendeshin trupat e Marijes dhe Armandos.

Policia konstatoi se burrë e grua ishin vrarë me armë zjarri, kurse fëmijët ishin mbytur me duar.

Në banesë u pa se energjia elektrike ishte jashtë funksionit.

Kërkimet e bëra, çuan në dyshimin e fortë se vrasësi ishte një burrë 57 vjeçar, baba i dy fëmijëve, fqinjë me familjen e masakruar, ose djali i tij.

Në fakt që të dy mungojnë dhe nuk gjenden.

Hetimi nxori se mes fqinjëve kishte pasur kohët e fundit debate për mosmarrëveshjet financiare në lidhje me qiranë që paguante familja shqiptare te greku që ishte pronar shtëpie.

/a.r

Next Post
Tentativa për të marrë qytetin kyç të Ukrainës, Rusia sulmon termocentralin më të madh bërthamor në Evropë

Tentativa për të marrë qytetin kyç të Ukrainës, Rusia sulmon termocentralin më të madh bërthamor në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In