• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet drafti i ri i Qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit/ Kontroll çdo objekti që ka mbi 50 vjet i ndërtuar

by Java News
21/01/2020 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Objektet që janë ndërtuar prej më shumë sesa 50 vitesh do i nënshtrohen një procesi të hollësishëm të auditimit teknik, për t’u parë nëse ato plotësojnë kërkesat minimale të rezistencës dhe sigurisë. Pas këtij auditimi parashikohet marrja e masave për të garantuar sigurimin e tyre.

Kjo parashikohet në një projektligj të ri, “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr.4802, datë 10.09.1998, Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, parashikon ndër të tjera dhe shtimin e një neni. Konkretisht: “Të gjitha objektet, të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar i nënshtrohen procesit të auditimit teknik. Rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet që do ta kryejnë atë, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Sipas relacionit shoqëruese, Ky projektligj iniciohet në kuadër të situatës emergjente të krijuar nga dëmtimet që ka shkaktuar tërmeti i fuqishëm i datës 21 shtator 2019 në disa qytete vendit, kohës së pamjaftueshme për rregullimet ligjore sipas procesit legjislativ dhe nevojës së menjëhershme për ndërtimin e riparimin e ndërtesave të dëmtuara.

Konkretisht, projektligji propozon ndryshime të termave të ligjit nr.84.02., daË. 10.9.1998, të ndryshuar, dhe shtesa që parashikojnë kryerjen e auditimit teknik të punimeve të ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar.

Rregullat mbi mënyrën se si do të zbatohet si dhe cilat do të jenë subjektet që do të kryejnë këtë audit do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu, projektligji parashikon se oponenca teknike për projektet e ndërtimit të objekteve do të kryhet nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve, për të gjitha:

a) ndërtimet publike;
b) ndërtimet jo, me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë;
c) objektet me akses publik.
Efektet e pritshme të projektligjit janë:

– Verifikirni në mënyrë periodike nga Instituti i Ndërtimit, nëpërmjet kryerjes së auditimeve teknike të punimeve të ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, për plotësimin e kërkesave mininmale të rezistencës, qëndrueshmërisë mekanike dhe sigurisë në përdorim

– Propozimi i masave përkatëse në rast të mosplotësimit të kërkesave minimale të punimeve të ndërtimit, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre;

– Miratimi i rregullave të detajuara të auditimit teknik me vendim të KM

– Kryerja e oponencës teknike nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve për gjitha ndërtimet jopublike, me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë dhe objektet me akses publik. /Monitor/

Next Post
“Eja të sqaroj diçka”/ Vrasja te Astiri, zbardhet dëshmia e dy vajzave që ishin me viktimën: E çoi në një rrugicë, më pas…

“Eja të sqaroj diçka”/ Vrasja te Astiri, zbardhet dëshmia e dy vajzave që ishin me viktimën: E çoi në një rrugicë, më pas…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In