• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet dokumenti, Holanda nuk ka asnjë vendim për çeljen e negociatave

by A R
21/06/2018 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni për Çështjet e Europës në Dhomën e Përfaqësuesve Holandezë u mblodh gjatë ditës së sotme për të diskutuar mbi zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe mbi vendet që kërkojnë çeljen e negociatave.

Ndryshe nga sa u raportua në media, në këtë komision nuk është marrë asnjë vendim për qëndrimin që do të mbahet pro ose kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë. Rendi i ditës së këtij komisioni, i siguruar nga lexo.al mban titullin “Konsultime të përgjithshme” mbi zgjerimin e Bashkimit Europian.

Bazë e këtyre diskutimeve ishin raportimet që ka dorëzuar në Dhomën e Përfaqësuesve Ministria e Jashtme Holandeze, lidhur me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe arritjet e vendeve kandidate.

Lexo.al ka siguruar gjithashtu letrën përmes së cilës Ministria e Jashtme informon Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve se si qeveria i sheh gjetjet e Komisionit Europian për Shqipërinë. Përmes kësaj letre qeveria holandeze i rikonfirmon deputetëve arritjet e deritanishme të Shqipërisë, ndonëse një pjesë e politikanëve apo zyrtarëve të vendit nuk janë të bindur për çeljen e negociatave.

Në letrën që i drejtohet Presidentit të Dhomës së Përfaqësuesve në datën 28 Prill 2018 shkruhet:

Kabineti qeveritar i Holandës vlerëson pozitivisht faktin që Komisioni Europian ka ardhur me një numër propozimesh për të ndihmuar Ballkanin perëndimor në procesin reofmrues. Stabiliteti në vendet fqinje të Bashkimit është thelbësor për shumë arsye, për BE-në dhe Holandën. Reformat e nevojshme në bazë të kritereve të pranimit për anëtarësim, janë gjithashtu në interesin tonë.

Prandaj, kabineti mbetet i përkushtuar ndaj perspektivës së pranimit të Ballkanit Perëndimor dhe do të vazhdojë të punojë në mënyrë bilaterale që të mbështesim vendet në këtë process.

Qeveria është e angazhuar ta informojë dhomën e përfaqësuesve për gjetjet mbi Shqipërinë.

Vetë Komisioni Europian konludon në raport se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, ende përmbushin kushtet e liberalizimit të vizave. Numri i aplikimeve për azil nga shqiptarët në BE ka rënë me 28% në gjysmën e parë të 2017. Përveç kësaj, ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Shqipërinë në fushën e kthimit të azilkërkuesve.

Në Ballkanin Perëndimor roli i parlamenteve po minohet nga dialogu i pamjaftueshëm politik dhe mungesa e angazhimit konstruktiv nga palët, por Komisioni raporton zhvillime pozitive nga Shqipëria. Pra, thekson marrëveshjen politike për rifillimin e punës parlamentare në Shqipëri.

Komisioni gjithashtu thekson rëndësinë e reformës në administratën publike, reforma e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Axhenda e mbledhjes me titull ” Konsultime te pergjithshme”

Shqipëria ka bërë disa përparime në fushën e transparencës dhe efikasitetin e shërbimeve publike. Shqipëria është përgatitur për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale.

Qeveria hollandeze mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë gjatë vitit të kaluar. Bashkëpunimi dypalësh në terren kundër krimit të organizuar dhe migrimit janë përmirësuar ndjeshëm. Aktualisht, ne po ndërmarrim hapa të mëtejshëm për marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e Drejtësisë./Lexo.al/

Next Post
Arrestohet shkodrani trafikant i sirianëve

“600 mijë sirianë” dhe një histeri shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In