• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dinamika, familjarët e gazetares dolën jashtë teksa të shtënat vijonin

by A R
31/08/2018 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmohet me breshëri kallashnikovi banesa e prindërve të gazetares së “News 24”, Klodiana Lala. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të plagosur, edhe pse në momentin e ngjarjes në shtëpi kanë qenë prindërit, vëllai, motra, dy vajzat e saj të mitura, si dhe disa të afërm.

Vetë gazetarja nuk ndodhej aty në momentin e sulmit. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 03:00, në zonën e Laknasit, ndërsa të gjithë anëtarët e familjes kanë qenë në gjumë. Burime nga Policia e Tiranës thanë se autori ose autorët kanë qëlluar nga një distancë rreth 30 metra përballë shtëpisë, aty ku janë gjetur edhe gëzhojat. Ndërsa është qëlluar në drejtim të pjesës ballore të shtëpisë, në mure dhe në derën kryesore.

Madje, dy predha kanë depërtuar edhe në një dhomë gjumi që ndodhet përballë derës, ku shenjat e plumbave janë të dukshme në xhama dhe në parmakët e saj. Familjarët e gazetares janë zgjuar të terrorizuar sapo kanë dëgjuar të shtënat, për të cilat fillimisht kanë menduar se ishin fishekzjarrë, pasi në lagjen e tyre kishte pasur një dasmë.

Madje, edhe pse autori vazhdonte të qëllonte, ata kanë nxituar të dalin jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, duke rrezikuar seriozisht jetën.

Megjithatë, siç kanë deklaruar ata në Polici, nuk kanë dëgjuar zhurmë makinë apo motori duke u larguar nga vendngjarja.

Burimet thonë se personat që kanë qëlluar me armë mund të jenë larguar në këmbë menjëherë pas sulmit, më pas mund të kenë përdorur ndonjë mjet për t’u “zhdukur”. Në zonën ku ndodhi ngjarja nuk ka pasur biznese apo banesa me sistem kamerash sigurie, që mund të ndihmonin Policinë për identifikimin e autorëve. Megjithatë janë sekuestruar kamerat e disa bizneseve, në një distancë relativisht të largët nga shtëpia, që mund t’i vijnë në ndihmë grupit hetimor.

Policia e Tiranës tha dje se për ngjarjen është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndërsa janë angazhuar ekspertët dhe oficerët më të mirë për zbardhjen e saj. Megjithatë deri tani ende nuk ka persona të shoqëruar apo të dyshuar konkretë në lidhje me sulmin për shkak të detyrës së Klodiana Lalës. Vetë Lala ka pasur telefonata nga drejtuesit më të lartë të institucioneve ligjzbatuese, të cilët i kanë siguruar se do të bëhet ç’është e mundur për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve./Panorama

Next Post
Skenari i ri/ Jo shkëmbim territoresh, komunat serbe autonomi si Tiroli Jugor?

Skenari i ri/ Jo shkëmbim territoresh, komunat serbe autonomi si Tiroli Jugor?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In