• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dëshmia e vajzës që strehoi Orgest Bilbilin: Shtëpinë e mora me të dashurin, takoheshim kur vija nga Shkodra

by Java News
21/04/2020 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana u trondit mesditën e 10 prillit, ku në mediat shqiptare u shfaqen pamjet e dy personave të shtrirë në rrugë për shkak të plagëve të marra me armë zjarri.

Disa minuta më vonë vetë kreu i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, shpjegoi se bëhej fjalë për kapjen e një personi të shumë kërkuar si Orgest Bilbili, i cili u plagos nga një efektiv i “Shqiponjave” për vetëmbrojtje pasi e kishte kërcënuar me armë.

Pas verifikimeve, Oficerët e Policisë Gjyqësore konstatuan se Orgest Bilbili jetonte bashkë me Anterio Kaloshin në një apartament me qira në rrugën “Sitki Çiço” në kryeqytet.

Më vonë u zbulua se kontrata e qirasë për këtë apartament nuk ishte firmosur nga Kaloshi dhe aq më pak nga Bilbili, por nga një vajzë, e cila ishte e dashura e njëri prej tyre, pikërisht Anterio Kaloshit.

Policia mori menjëherë në pyetje të renë për të mësuar rrethanat e raportit mes tyre, dëshmi të cilën e ka siguruar abcnews.al.
Sipas tyre, e reja me emrin Jurgena Xh. ka pranuar para Oficerëve të Policisë Gjyqësore se ishte në një raport intim me Anterio Kaloshin prej disa kohësh, por se nuk kishte dijeni për Orgest Bilbilin.

Jurgena, me origjinë nga Shkodra tregon se Anterio Kaloshin e ka njohur në Facebook me emrin “Mario” dhe gjithnjë e ka thirrur kështu duke mos e ditur emrin e tij të vërtetë.

Në dëshminë e siguruar nga abcnews.al ajo ka thënë:

Para disa muajsh jam njohur në rrjetin social Facebook me Anterio Kaloshin. Nuk e dija identitetin e tij të saktë. Ai më është prezantuar me emrin Mario.

Në Tiranë vija shpesh dhe shtëpinë e kemi gjetur marrë me qira për tu takuar me Anterion. Nuk e dija dhe nuk kam patur asnjë dijeni për personin që ju po më pyesni (Orgest Bilbili sh.r).

Këtë person as nuk e njoh dhe as nuk e kam takuar ndonjëherë. Edhe me Marion (Anterio Kaloshi) nuk kemi biseduar ndonjëherë për shoqërinë që ai ka patur me Orgestin.

Gazetarja e abcnews raporton se e reja nuk është proceduar pasi Anterio Kaloshi nuk kishte qenë më parë në kërkim më parë, ndërsa nuk vërtetohet se ka patur dijeni për Orgest Bilbilin.

Dy të rinjtë (Anterio dhe Jurgena Xh.) takoheshin në apartamentin e marrë me qira prej tyre kur ajo vinte nga Shkodra në Tiranë dhe nuk jetonte vazhdimisht aty.

Policia gjeti në shtëpinë e marrë me qira me firmën e Jurgena Xh. një pasaportë të Anterio Kaloshit, 900 euro si edhe një armë që dyshohet se i përket Kaloshit.

Ndërkohë, në momentin që u kap në rrugë, Orgest Bilbilit iu sekuestrua një armë dhe një dokument i falsifikuar policie.

Bilbili dyshohet se është autori i disa vrasjeve në Lushnje si edhe krimeve të tjera të rënda. Një ndër ngjarjet e bujshme që ai dyshohet se ka marrë pjesë është ajo e tetorit 2017 e njohur si “masakra e Lushnjes” ku humbën jetën dy persona dhe shënjestër ishte nipi i Aldo Bares.

Next Post
Koronavirusi mund të rikthehet sërish në vjeshtë? Eugena Tomini tregon se çfarë mund të ndodhë

Rrëfimi rrëqethës i infermieres për BBC: I fikim respiratorët pacientëve që nuk kanë shpëtim nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In