• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dëshmia e vajzës në videoskandalin e Gjicit: Herën e parë më ngacmoi seksualisht, të dytën shkova me dëshirë

by Java News
25/06/2023 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat kanë siguruar detaje nga dëshmia e Alma. K, vajza në videoskandalin me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Alma. K tregon se në zyrë me Gjicin ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me dëshirë, pasi mendonte që partneri e donte.

“Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua”- ka deklaruar para prokurorëve të SPAK, Alma. K.

Report Tv ka zbardhur pjesë nga dëshmia e 40 vjeçares, e cila u kap nga policia në Shkodër, dhe pasi u vu në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u dërgua në banesën e saj në Durrës. Sipas Alma. K, me Gjicin është takuar vetëm dy here në zyrë. Herën e parë, sipas saj, i prezantoi projektin për qentë dhe u ndje e ngacmuar seksualisht nga vetë ai.

Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me krybashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit. “Fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lash takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit’, thotë Alma. K.

Ditën tjetër, kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.

“Ndërkohë Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa në zyrën e tij. U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumentet dhe pijen në kuti kartoni. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentat një dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha ‘Lëri se flasim pastaj’. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe çka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale”, thotë Alma. K në dëshmi.

Më tej, ajo tregon, se pasi ka përfunduar akti me pëlqimin e saj, kryetari ka thirrur në zyrë nënkryetarin qe quhej Granit, dhe ‘unë kam biseduar me të për projektin e qenëve’. Shkëmbyem e-mailet dhe unë do t’ia nisja në format elektronik projektin, përfundon Alma. K.

Ndërkohë SPAK ka zbuluar se lidhja mes ish kryebashkiakut të Kuksin Safet Gjici dhe 40 vjeçares Alma.K kishte nisur rreth tre muaj para se te realizohej video intime në zyrë. Edhe vetë Gjiçi, kur u dorëhoq, tha se me Alma .K kishte marrëdhënie më të hershme. Por Gjici pretendon se pavarësisht këtij fakti, takimi i fundit mes tij dhe 40 vjeçares është i organizuar nga kundërshtarët e tij, për ta futur në kurth. Deri tani Alma .K, sipas burimeve të SPAK, nuk ka pranuar bashkëpunimin me persona të tjerë për planin hakmarrës, por prokuroria dyshon të kundërtën.

Pista tjetër që po hetohet, është ajo e individëve që kanë nxitur dhe realizuar kurthin për filmimin e Safet Gjicit, në kushte jo etike brenda zyrës së tij. Gjatë kontrollit në banesën e saj agjentët e BKH-së kanë gjetur dhe sekuestruar videon origjinale, dhe aparaturën me të cilën ajo kishte kryer përgjimin. Të hënën të dy, Safet Gjici dhe Alma .K do të dalin para gjykatës për tu njohur me kushtet e masës së sigurisë. Që prej të shtunës Safet Gjici i arrestuar poshtë lokalit të shtëpisë, sipas avokatit, ndodhet në gjendje psikologjike teper e rënduar pasi skandali i publikuar i ka shkaktuar probleme të mëdha familjare.

Gruaja, vajza dhe djemtë, nuk janë parë në asnjë moment, për ta shoqëruar apo mbështetur njeriun e tyre, tashmë nën akuzë jo vetëm para ligjit, por edhe në gjyq publik. Për sa i takon veprës penale të korrupsionit pasiv për të cilën akuzohet, avokati Përparim Kulluri, tha për Report TV se në rastin konkret nuk kemi asnjë vepër penale, pasi nuk ka një tender të shpallur dhe ndonjë procedure të kryer.

 

/f.stafa

Next Post
La shtatzënë 12-vjeçaren në Përmet, arrestohet i riu nga Mallakastra

Burrë e grua dhunojnë njëri-tjetrin, policia i merr të dy kolonjarët në hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

February 28, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

February 28, 2026
“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

February 28, 2026
Kosova hap korridoret ajrore me Shqipërinë, shkurtohen fluturimet

Anulohen fluturimet në Tel Aviv dhe Dubai/ TIA: Shkak, konfliktit në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Debat në studio: Prezumimi i pafajësisë

February 28, 2026
Protesta e PD, Rama: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve

Protesta e PD, Rama: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve

February 28, 2026
LIVE! Militantët e PD përplasen me policinë, sulmohet me molotov edhe një biznes privat

LIVE! Militantët e PD përplasen me policinë, sulmohet me molotov edhe një biznes privat

February 28, 2026
Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In