• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dëshmia e të dashurës së Edmond Haxhiajt: Motorin e bleva tek ’21 Dhjetori’

by Java News
27/04/2023 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga vrasja e Ardian Nikulajt si dhe dinamikës së ngjarjes. Duke iu referuar burimeve, gazetarja e News24 Klodiana Lala raporton se për zbardhjen e ngjarjes ka ndihmuar shumë dëshmia e një vajze, e cila është e dashura e Edmond Haxhiajt dhe ka treguar detaje nga lëvizja e autorëve të përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit Nikulaj.

“Fillimisht portugezi është dërguar në një hotel në zonën e Shëngjinit, shumë pranë “Coralit”. Të nesërmen e kanë çuar në Shkodër. Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit në Kakarriq të Lezhës.

Dy numrat me të cilët ka komunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen i Lezhës, e cila punon si menaxhere e një lokali në Tiranë. Portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në gjuhën shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht.”, mësohet të jetë shprehur vajza.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së saj, vajza tregoi se “killeri” portugez kishte hyrë në territorin shqiptar më 14 shkurt të këtij viti. “Ribero Saraiva ka hyrë në Shqipëri në orën 19:26 nga Rinasi në datë 14.02.2023, dhe ka dalë në datën 19.04.2023 ora 19:26, nga Pika e Kalimit Kufitar në Kapshticë si këmbësor.”, thuhet në dëshminë e saj.

Nga ekspertimi i objekteve të sekuestruara në dhomën 302 të një hoteli, ku ka qëndruar shtetasi Harry Simpson, në automjetin me targa AA837 ZM, të përdorur nga Edmond Haxhia, është gjetur një veshje hixhap grash, dhe është përftuar një profil biologji, i njëjtë me profilin e një çamçakëzi të gjetur në magazinën e shtetasit Edmond Haxhia.

Nga filtrat e cigareve të gjetura në dhomën e hotelit ku ka qëndruar Sinpson, është përftuar profil biologjik, i njëjtë me atë të gjetur në dorezat e sekuestruara në bagazhin e mjetit që kishte marrë me qira Edmond Haxhia. Sipas dëshmisë së vajzës, motori është blerë në Tiranë, tek 21 dhjetori, dhe është blerë me kontratë noteriale.

/s.f

Next Post
Habit Robert Aliaj: Janë pabuksa! Njerëzit që komentojnë në rrjetet sociale nuk votojnë për BBVIP

Habit Robert Aliaj: Janë pabuksa! Njerëzit që komentojnë në rrjetet sociale nuk votojnë për BBVIP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

February 27, 2026
Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

February 27, 2026
Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In