• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dëshmia e taksistit të ‘fortë’ në gjyq, kërcënoi policinë në Rinas

by Java News
01/10/2017 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. I dënuari është taksisti i identifikuar me inicialet F.K. banues në Rinas. Ngjarja ka ndodhur më 26 qershor të këtij viti. Taksisti F.K. atë ditë ka qenë duke punuar pranë aeroportit si zakonisht. Ai është vërejtur nga dy oficerë policie duke bezdisur udhëtarët. Sipas dëshmive të policëve, F.K. u kërkonte udhëtarëve që kishin mbërritur në Rinas që të zgjidhnin atë dhe mjetin e tij si taksi për të shkuar në destinacionet ku dëshironin.

Edhe pse policët i kërkuan të largohet nga aty, F.K. ka kundërshtuar urdhrin e tyre dhe madje u ka thënë që të largohen ata nga aty. Në sallën e gjyqit kur jepej vendimi, taksisti ka kërkuar një dënim sa më të butë, duke u shprehur se ishte thellësisht i penduar për veprimet e tij. Në këtë mënyrë, gjykata vendosi që ta reduktojë gjobën e vendosur, nga 500 mijë lekë në 330 mijë lekë.

NGJARJA

Në datë 26.06.2017 punonjësit e policisë kanë depozituar një kallëzim penal ndaj shtetasit F.K. duke shpjeguar se kane qenë planëzuar si patrullë në sektorin përpara
terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Rreth orës 16:25, dy policët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë konstatuar se taksisti u kërkonte me ngulm udhëtarëve që kishin mbërritur në aeroport ta merrnin atë si taksi. Ngulmimet kanë qenë aq të forta deri në bezdisje të udhëtarëve. Punonjësit e policisë e kanë urdhëruar të pandehurin që të largohej dhe të mos i bezdiste më udhëtarët, mirëpo ai ka kundërshtuar duke iu përgjigjur: “Nuk keni shans të vini në Rinas, pasi jam banor i zonës”. Pas kësaj ngjarjeje, punonjësit e Policisë e kanë urdhëruar shtetasin F.K. që të shkonte me ta në Komisariat, por ai ka vazhduar sërish me kundërshtime: Po më shoqëruat në Polici nuk do të shkelni më në Rinas. Më pas, policët e kanë shoqëruar me forcë në polici. /panorama

Next Post
UKT plan investimesh në Tiranën e Re, linjë e re ujësjellësi në rrugën “Sami Frashëri”

UKT plan investimesh në Tiranën e Re, linjë e re ujësjellësi në rrugën “Sami Frashëri”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In