Detaje të reja janë bërë të ditura për grabitjen e ndodhur ditën e djeshme në Fier. Vetë e reja që është përfshirë në këtë ngjarje ka deklaruar në polici dinamikën e saj.
Anna Malaj në polici ka deklaruar sot se grabitjen e ka bërë për t’u hakmarrë ndaj punonjësit të karburantit.
“Grabitjen e bërë për hakmarrje, punonjësi nuk më ktheu kusurin. I dhashë 50 euro dhe ai nuk më ktheu më lekët”, mësohet të ketë thënë ajo në polici sipas News24.
Më tej ajo ka treguar dhe debatin që ka patur me punonjësin e karburanti dhe arsyen pse ka tentuar dhe dy grabitje të tjera.
“2 tentativat e tjerë për grabitje ishin nevoja për para”, ka shtuar Anna në polici.
/b.d