Zbardhet dëshmia e efektivit të Policisë/ Ja çfarë mbaj mend nga shoqërimi i Ilvi Metës: Mora porosi që…

Kavaje 1

Lëvizjet e fundit të 31-vjeçari Ilvi Meta që u vetëvar në Komisariatin e Kavajës, por edhe të efektivëve të Policisë ditën e ngjarjes më 4 maj.

Për ngjarjen janë arrestuar 3 efektivë, mes tyre dhe efektivi Petrit Behramaj, një prej policëve që ishte në turn kur u shoqëruar 31-vjeçari Meta.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” ai ka deklaruar ndër të tjera se ka marrë detyrë nga shefi i komisariatit dhe shefi i krimeve që të porosisë punonjësit e policisë të dhomave të sigurisë që të bëjë kujdes dhe të kontrollojë herë pas here shtetasin e arrestuar që të mos bëjë ndonjë veprim ndaj vetes.

Dëshmia e efektivit Petrit Beramaj
Pasi ka marrë dokumentacionin dhe konkretisht procesverbalin e arrestimit, të drejtat e personit, procesverbal kontrolli personal, së bashku me punonjësin e policisë Bexhet Berberi që ishte në shërbim në dhomat e shoqërimit, ka marrë shtetasin e arrestuar Ilvi Meta dhe përpara derës së dhomave të sigurisë ka bërë kontrollin personal të tij, ku nuk ka konstatuar asnjë send të kundraligjshëm dhe e kanë futur në korridorin e dhomave të sigurisë. Në këtë korridor, punonjësi i dhomave të sigurisë Rushit Kola ka bërë edhe njëherë kontrollin fizik të shtetasit Ilvi Meta ku nuk konstatoi asnjë send të kundraligjshëm. Pas kontrollit punonjësi i policisë Rushit Kola e akomodoi shtetasin Ilvi Meta në dhomat e sigurisë.

Më pas punonjësi i policisë Petrit Behramaj ka vazhduar shërbimin dhe ka marrë detyrë nga shefi i komisariatit dhe shefi i krimeve që të porosisë punonjësit e policisë të dhomave të sigurisë që të bëjë kujdes dhe të kontrollojë herë pas here shtetasin e arrestuar që të mos bëjë ndonjë veprim ndaj vetes. Ka vajtur përsëri te dhomat e sigurisë, ku ka porositur punonjësin e policisë të dhomave të sigurisë Rushit Kola që të kishte kujdes dhe të monitoronte lëvizjet e shtetasit Ilvi Meta që ky shtetas të mos bëjë ndonjë veprim ndaj vetes.

Rreth orës 18:45 ka bërë dorëzimin e shërbimit ku detyrën ia ka dorëzuar kolegut që mori turnin Gëzim Caka duke e porositur që të kishte kujdes me të arrestuarin dhe të porosiste punonjësin e dhomave për të monitoruar herë pas here shtetasin e arrestuar Ilvi Meta që të mos bëjë ndonjë veprim ndaj vetes. “Më pas unë kam vajtur në shtëpi dhe rreth orës 19:45 jam njoftuar nga salla operative që të paraqitem në komisariat ku dhe kam mësuar që shtetasi i arrestuar Ilvi Meta ishte vetëvarur në dhomën e sigurisë në komisariat”, ka thënë në dëshmi efektivi i policisë. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com