• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dëshmia e 55-vjeçarit shqiptar që vrau ish-gruan me thikë: Donte të më helmonte…

by A R
16/06/2025 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse e ndodhur mbrëmjen e së shtunë në Tolentino, në zonën e Maceratës, Itali.

Kujtojmë se 45-vjeçarja Gentiana u qëllua për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç, me origjinë shqiptare, banues në zonën e Perugias dhe me profesion fermer.

Sipas të dhënave nga hetimet, Hudhra e kishte kaluar ditën me djalin e tij 21-vjeçar, Mario. Më pas, ai kishte marrë një skuter – mjet i zgjedhur qëllimisht për të mos u vënë re, pasi viktima “do ta njihte makinën e tij” – dhe ishte drejtuar drejt qendrës së fshatit, në rrugën Benadduci, ku ndodhi edhe sulmi.

Gentiana, që punonte si kujdestare, po fliste në telefon me një mik në momentin kur u sulmua nga pas. Hudhra e qëlloi me thikë rreth 10 herë me një teh rreth 30 centimetra të gjatë, të cilën e kishte fshehur më parë nën rrobat e punës. Më pas, ai e goditi edhe me shqelma ndërsa viktima ishte përtokë.

Skena e dhunshme u filmua nga disa dëshmitarë përmes dritareve të banesave përreth. Pas aktit të rëndë, autori u ul në një stol pranë trupit të viktimës dhe qëndroi i palëvizshëm. Një kalimtar u afrua, i tronditur, ndërsa të tjerë dëshmitarë mbetën të ngrirë nga shoku. “Bëra atë që duhej të bëja, tani telefononi policinë”, ka thënë Hudhra. Forcat e rendit mbërritën pak më vonë dhe e arrestuan në vendngjarje.

Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu krimin dhe tha se kishte planifikuar ta vriste ish-bashkëshorten për të “liruar fëmijët e tij”. Madje shtoi: “Donte të më helmonte. Unë duhej t’i liroja”. Hudhra pranoi se ishte përpjekur ta vriste më parë, duke pohuar: “Ishte hera e tretë që doja ta bëja”.

Në makinën e tij u gjetën edhe thika të tjera, ndërsa njëra prej tyre ishte mbështjellë në një qese plastike e futur nën tutat e punës. Prokuroria ka ngritur akuzën për vrasje të paramenduar, e rënduar nga mizoria dhe nga fakti që viktima është grua. Hetuesit po vlerësojnë nëse do të kërkohet edhe një ekspertizë psikiatrike për autorin e rrëfyer të krimit.

Nikollaq Hudhra kaloi natën e parë në izolim në burgun Montacuto të Ankonës. Seanca për verifikimin e masës së sigurisë pritet të zhvillohet mes ditës së hënë dhe të martë. Sipas autoriteteve, nuk kishte shenja të menjëhershme që Gentiana Kopili të ishte në rrezik, pasi ajo vijonte aktivitetin e saj normal si punonjëse kujdestare.

Ky është femicidi i 33-të në Itali që nga fillimi i vitit.

Next Post
Zvarritja e gjykimit të dosjes “Partizani”, Gjikondi: Berisha kamikaz i vetes së tij

Sëmuret Sali Berisha, mungon në SPAK për dosjen 'Partizani'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In