• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Grupin e PD për Berishën! Salianji: Do lija mandatin nëse s’do kishim marrëdhënie me SHBA…

by
21/09/2021 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Grupit të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate forta për vendimin e kryetarit, Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën.

Panorama.al ka zbardhur debatin me tone të larta në mbledhjen me dyer të mbyllura në PD.

Flamur Noka veç replikave me kryetarin, Lulzim Basha ka debatuar edhe me deputetin e Korçës, Ervin Salianji. Ky fundit ka theksuar se në rast se vendimi për Sali Berishën do hidhej në votim mes anëtarëve, atëherë 100% e tyre do votonte kundër përjashtimit të tij, madje dhe vetë Lulzim Basha.

Por në argumentin e tij, Salianji ka thënë se PD s’mund të fitojë zgjedhjet pa marrëdhëniet me SHBA. Sipas tij nëse marrëdhëniet me SHBA do të cenoheshin, atëherë ai ka deklaruar se do të linte mandatin e deputetit.

DEBATI ME DYER TE MBYLLURA

Flamur Noka: Ti zotëri ke marrë një vendim kundër 80% të anëtarësisë që e përçan anëtarësinë, ti e ke kaluar në heshtje.

Lulzim Basha: Këtë vendim e kam marrë dhe nuk ka më kthim pas. Kjo është kërkesë e aleatëve tanë. Dhe ti Flamur e di shumë mirë se nuk ka qenë një kërkesë nga zyrtarë të nivelit të ulët, të nivelit të tretë, por ka qenë nga kupola e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk mund të dalim kundër partnerëve tanë. Për 3 muaj me radhë unë kam bërë gjithçka që të shmang sanksione të Berishës brenda kësaj partie dhe kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me të.

Flamur Noka: Ky vendim përçan partinë dhe ti e di që 80% e anëtarëve të PD-së mbështesin liderin historik, se ti ke bërë testime dhe unë e di këtë. 10% të mbështesin ty dhe 10 për qind janë të pavendosur. Ti ke marrë një vendim kundër 80% të anëtarësisë, si mund të qëndrosh në krye të Partisë Demokratike kur ke 80% të anëtarësisë kundër.

Lulzim Basha: Unë këtë e bëra që të mos përçaj Partinë Demokratike. Kam ndjekur debatet e ditëve të fundit, pas vendimit për doktor Berishën dhe më vjen keq që ta them më shumë kam dëgjuar gjysmë të vërteta. S’do ta gjeni kurrë të thënë nga goja ime që ai ka qenë vendimi i jetës sime, kam thënë që është vendimi më i vështirë që kam marrë. Dhe i tillë ka qenë dhe nuk ka kthim pas. Sali Berisha e ka deklaruar publikisht se nuk ka nevojë që askush prej nesh të jetë avokat i tij, pasi është përfshirë në një betejë personale.

Flamur Noka: Partinë e ke përçarë. Partinë e ke rrokullisur nëpër hore të historisë. Do të ngelë në histori kjo që ke bërë. Nuk ka kthim pas përçarja. E di si shpëton nga përçarja? Ka vetëm një rrugë: i jepet anëtarësisë vendimi. Demokracia direkte zbatohet. Duke zbatuar demokracinë direkte, aty ke shpëtuar partinë. Sepse po vendosi anëtarësia që vendimi yt është i drejtë, edhe Sali Berisha e pranon, edhe partia gjen paqen.

Lulzim Basha: Unë e di që e kam kundër ndaj e bëra që të mos e përçaja PD-në. Asnjë forum i partisë nuk kishte pse të mblidhej për Berishën, sepse nuk e kemi përjashtuar nga asnjë strukturë e partisë, por është larguar përkohësisht nga Grupi Parlamentar.

Ervin Salianji: Pa diskutim që është një çështje që ka ndjeshmëri të madhe. Nëse flitet për konformizëm, ne jemi të konformuar vetëm me një gjë. Që ne nuk po japim betejë. Por po përpiqemi të japim më të mirën për interesin e demokratëve. Pra këtu nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë interes as të kryetarit të partisë dhe as të askujt tjetër. Ne duhet që të gjithë trashëgiminë e Berishës ta ruajmë. Thënë këtë, ne duhet të ngremë një pyetje: a ka një mundësi që të ruajmë marrëdhëniet me SHBA-në dhe të mos merret çvendimi?

Lulzim Basha: Jo, nuk ka.

Ervin Salianji: Unë personalisht, nëse do të ishte ky diskutimi, nëse nuk do të kishim marrëdhënie me SHBA-në dhe unë do të lija mandatin. Nuk do të gënjeja dot njerëzit. Nëse shtrohet diskutimi se do të jemi një parti pa marrëdhënie me Amerikën, do ta lija mandatin.

Flamur Noka: Po le të pyetet anëtarësia.

Ervin Salianji: Nëse shtrohet pyetja në anëtarësi, 100% do të jenë jo, përfshirë edhe Lulzim Bashën. Nuk e ka përjashtuar njeri nga PD-ja Sali Berishën. Nuk ka një përjashtim dhe nuk do të ketë përjashtim nga partia. Ndërkohë a do të shtrojmë pyetjen aty ku është thelbi kryesor: a doni të mbani marrëdhënie me SHBA? Kjo është e kushtëzuar. Ne jemi njerëz që marrim vota. Fitojmë dot ne pa partneritetin me SHBA-në? Demokratët janë me PD-në sepse është pro-amerikane. Sepse janë pro-perëndimorë.

Ne duhet t’i shterojmë të gjitha debatet me njëri-tjetrin dhe jo që të kalojë pa debat. Por t’i themi të vërtetat e plota. Të bashkohemi. Por jo të përdorim populizma. Ne nuk duhet që duke dëmtuar demokratët në kurriz të demokratëve të përfitojë ndonjë kredit politikisht. Kemi qenë në këtë sallë që të mos digjnim mandatet. Ndërkohë ata që ishin flamurtarë të djegies së mandateve dolën e thanë që nuk ishte vendim i duhur. Ndërkohë, një ndër ta, edhe unë që isha kundër, dola e fola pro djegies së mandateve, sepse ishte vendim kolegjial.

Flamur Noka (i drejtohet Bashës): Ore zotëri, po si mund të marrësh vendim kundër shumicës. Kujt i shërben ky vendim? Je i interesuar që ta shpëtosh partinë? Vendimin tënd hidhe në votë.

Lulzim Basha: Si ta hedh në votë?

Flamur Noka: Do mblidhen firmat dhe hidhe në votë në kongres, në referendum. /Panorama/

/b.h

Next Post
Ja sa emigrantë shqiptarë morën nënshtetësinë italiane gjatë një viti

Ja sa emigrantë shqiptarë morën nënshtetësinë italiane gjatë një viti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In