• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet atentati, pse u plagos 34-vjeçari nga Lezha

by A R
07/09/2018 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konflikt prej vitesh për pronën, përfundoi me një atentat ndaj një 34- vjeçari. Debatet e vazhdueshme mes dy familjeve në Lezhë janë përshkallëzuar në përplasje me armë. Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”. Rreth orës 13:30 të kësaj të enjteje, pikërisht në vendin kryqëzimi i Shënkollit-Tale, Martin Doda u qëllua me armë zjarri. 34-vjeçari ishte duke ecur në këmbë kur dy persona i zunë pritë.

I riu u qëllua me pistoletë nga dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia. Në drejtim të Dodës u qëllua disa herë, por mundi t’u mbijetojë plagëve dhe u dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore. 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa konfirmohet se ka marrë plumba në gjymtyrët e poshtme.

Policia, pas nisjes së hetimeve dhe marrjes së dëshmive të para, arriti të identifikojë autorët e dyshuar të plagosjes. Ata janë shtetasit me iniciale P.Ll. DHE Z.B., që të dy banues në Tale, qe u arrestuan pak pas ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se gjithçka ka ardhur për shkak të konflikteve që autorët dhe i plagosuri kishin në lidhje me pronat.

Të dy palët janë banues në të njëjtin fshat dhe mes tyre kishte vazhdimisht debate lidhur me pronësinë e një sipërfaqeje toke. Madje, vetëm pak ditë më parë, Martin Doda dhe dy autorët e shpallur në kërkim kanë pasur një debat të fortë. Pikërisht për këtë arsye, 34- vjeçari Doda kishte bërë dhe denoncim në Polici, shkruan ‘panorama’.

Por, duket se një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga pala tjetër, e cila i ka zënë pritë të riut nga Lezha. Mësohet se qëllimi i tyre ka qenë eliminimi fizik i 34- vjeçarit dhe për këtë arsye ndaj tyre do të ngrihet akuza “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gëzhojat e armës së gjetur në vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër, Policia ka shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.

“Rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur ‘Ura e Prekanit’ në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit-Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve P.Ll., dhe Z.B., të dy banues në Tale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

Next Post
Gazetari i kulturës zhvishet në Instagram, Armina mbetet pa fjalë (GALERI)

"Bëj qejf me lekët e shqiptarëve, se të tuat nuk të dalin as për..." Armina kapet me komentuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

February 28, 2026
Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

February 28, 2026
Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

February 28, 2026
Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

February 28, 2026
“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

February 28, 2026
Irani nis kundërpërgjigjen ndaj sulmit të SHBA-së dhe Izraelit, regjimi iranian lëshon raketa drejt shtetit hebre

Irani nis kundërpërgjigjen ndaj sulmit të SHBA-së dhe Izraelit, regjimi iranian lëshon raketa drejt shtetit hebre

February 28, 2026
Shembja e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po bëhen në Korridorin VIII

Shembja e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po bëhen në Korridorin VIII

February 28, 2026
Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

February 28, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

February 28, 2026
Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In