Pacientja16 vjeçare e cila u dyshua se u tentua të përdhunohej nga infermieri në spitalin rajonal të Elbasanit, mësohet se i ka kërkuar për një lidhje.
Siç raporton gazeta “Panorama”, biseda që është kryer mes të resë dhe infermierit në Facebook është zbuluar nga xhaxhai i 16 vjeçares, ku dyshohet se në kushtet e një presioni psikologjik, ajo ka thënë se ka tentuar ta përdhunojë.
“Nëse ti martohesh me mua, unë e lë të fejuarin”. Kështu mësohet ti ketë shkruar 16 vjeçarja infermierit në Facebook, por ai nuk i ka kthyer përgjigje.
Në këtë moment, biseda është zbuluar nga xhaxhai i vajzës, nga ku më pas çështja është bërë familjare. Dyshohet se në kushtet e një presioni të tillë psikologjik, vajza tu ketë thënë atyre se ai ka tentuar ta përdhunojë.









