• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbardhen skemat/ Si u transferuan 15 mln euro nga kompanitë e Ismailajt

by
28/09/2015 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen skemat e transferimit të parave nga kompanit e Kastriot Ismailajt, i dyshuar për aferat me kompanin çeke CEZ-Shperndarja dhe i arrestuar për akuzat e mashtrimit në shuma të mëdha dhe “pastrim të parave” në bashkëpunim.

ABC News ka siguruar skemat që drejtoria e pastrimit të parave ka ndërtuar mbi bazën e transaksioneve të ndryshme bankare të kryera nga Ismailaj dhe punonjësit e tij. Këto skema, tashmë janë administruar në dosjen penale në ngarkim të të dyshuarit Ismailaj, ku janë renditur në mënyrë të detajuar parate e depozituara, të transferuara në llogarite e tij, tërheqjet në “cash” si dhe transferimet e shumave të mëdha që Ismailaj ka bërë jashtë Shqipërisë. Siç duket edhe në këto skema, transfertat bankare mes kompanive që drejton Ismailaj dhe personave të tjerë kanë nisur në vitin 2006 duke vazhhuar deri në maj të këtij viti, kur me urdhër të prokurorisë efektivët blu i vendosen prangat.

Sipas këtyre skemave, Ismailaj brenda një periudhe të shkurtër ka kryer rreth 15 mln euro transaksione nga llogarit bankare duke pranuar e transferuar drejt disa shteteve. Mes tyre, Afrikë e Jugut, Kongo, Kenia, Republik Domenikane, Malajzi, Gjibraltar, Singapor, Belgjikë, Francë, Bullgari, Zvicer në shumë raste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet të njohura si ofsharë apo parajsa fiskale.

Në çdo transaksion të kryer, rezulton se Ismailaj është treguar i kujdesshëm, pasi në asnjë transfertë nuk kap shifrën e 1 mln eurove në një dërgese, por duke dërguar shuma të vogla në disa raste për të evituar kontrollin nga drejtoria e pastirmit të parave. Hetuesit thonë, se Ismailaj kishte informacion të sigurte pasi në dosje prokurorët thonë se në këto vende kërkesat ligjore apo kontrollet në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave janë të kufizuara. Sipas prokurorisë, dyshohet se këto transaksione kalonin nëpërmjet llogarive të kompanisë së Ismailajt, i cili mbante 3 % të vlerës dhe më pas shumën tjetër e transferonte në llogari të ndryshme të kompanive të huaja, që mendohet se po pastronin parat.

FOTO 1_1

Nga ana tjetër, prokurorët thonë se pavarësisht hetimit të hollësishëm të të gjitha transaksioneve, ende nuk është arritur të evidentohet se ku janë dërguar parat që kompania e Kastriot Ismailajt “DIA” ka përfituar nga kompania çeke CEZ-Shpërndarja, e që kap shifrën e rreth 4.5 mln euro. Kjo shumë, sipas hetuesve është përfituar brenda 12 muajve, si detyrim për kompanin e Ismailajt për identifikimin e debitorëve, si dhe si një parapagesë për kostot operative të “DIA”-së për mbledhjen e borxheve të CEZ-Shpërndarjes.

Ndërkohë prokuroria tashmë ka sekuestruar disa llogari bankare të Kastriot Ismailajt dhe nënës së tij, që kapin shifrën e rreth 5 mln eurove. Për këto prara ka nisur hetim edhe prokuroria për krime të rënda në bazë të ligjit “Antimafia” e cila të hënën do ti kërkoi Gjykatës së krimeve të rënda konfiskimin e kësaj shume dhe kalimin e tyre në favor të theasarit të shtetit.

Next Post

Seks dhe shantazh/ Historia e agjenteve femra të KBG-së që futën në kurth edhe Ajnshtajnin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ U ekstradua nga Zvicra, ky është i riu që dyshohet se po planifikonte të vriste vëllezërit Bami

FOTO/ U ekstradua nga Zvicra, ky është i riu që dyshohet se po planifikonte të vriste vëllezërit Bami

January 27, 2026
Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

January 27, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

EMRAT/ Të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine dhe në vendet e BE, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

January 27, 2026
BE jep 171 milionë € për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria mes përfitueseve

BE jep 171 milionë € për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria mes përfitueseve

January 27, 2026
Artan Hoxha reagon sërish: Nuk kam kryer asnjë krim! Këtë gjë e di mirë Vladimir Mara dhe Altin Dumani

Artan Hoxha: Unë mund të jem i arrestuari i vetëm për 21 Janarin, ja u tregoj arsyen pse

January 27, 2026
Krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami/ Ekstradohet nga Zvicra i akuzuari për disa vepra penale (EMRI)

Krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami/ Ekstradohet nga Zvicra i akuzuari për disa vepra penale (EMRI)

January 27, 2026
Erion Braçe dhe Blendi Klosi “përplasen” për mbështetjen 2.2 milionë euro për sportin e padelit

Erion Braçe dhe Blendi Klosi “përplasen” për mbështetjen 2.2 milionë euro për sportin e padelit

January 27, 2026
VIDEO/ Tifozët grekë aksidentohen në Rumani – Humbin jetën 6 prej tyre, ishin nisur drejt Lionit

VIDEO/ Tifozët grekë aksidentohen në Rumani – Humbin jetën 6 prej tyre, ishin nisur drejt Lionit

January 27, 2026
VIDEOLAJM/Me fjalor ofendues, Klevis Balliu ‘mësyn’ në Gjykatën e Tiranës: S’e rr*aj unë!

VIDEOLAJM/Me fjalor ofendues, Klevis Balliu ‘mësyn’ në Gjykatën e Tiranës: S’e rr*aj unë!

January 27, 2026
Rama në Izrael, në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët

Rama në Izrael, në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In