Njëra ndër luftërat më të shtrenjta në historinë e njerëzimit, Pushtimi i Irakut në vitin 2003, është rikthyer edhe një herë në fokus pas publikimit të disa të dhënave të reja që indikojnë se fati i luftës ishte paracaktuar mes dy prej fuqive më të mëdha, SHBA-ve dhe Anglisë.
Marëveshja mes ish Presidentit Geogre Ë. Bush dhe ihs kryeministrit Tony Blair në dokumentat e reja të publikuara nga Daily Mail cilësohen si “Marëveshja e Përgjakshme”
Marëveshja në fjalë kishte të bënte me këmbënguljen se në Irak kishte armë të shkatërrimit në masë.
Në dokument bëhet i ditur aprovimi i Tony Blair për një ofensivë ushtarake në Irak, ndërkohë që në atë kohë, në daljet e tij publike ish kryeministri laburist dilte kundër SHBA-ve për një ndërhyrje ushtarake.
Në emailin e publikuar nga ana e Daily Mail, email i shkruar nga Ish sekretari i shteti Colin Pauëel shkruhej
“Blair vazhdon të jetë në krahun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa në vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit në Irak. Ai do ju paraqesë ju strategjinë e tij, taktikat dhe linjat që Tony Blair vetë gjykon se do te forcojnë angazhimin global për kauzën tonë të përbashkët”, shkruhej në email.
Në email nuk përmendej asnjë zgjidhje diplomatike për Irakun, në kontrast me premtimet e Tony Blair, çka flet për prapaskena mes dy liderëve.
“Përsa i përket çështjes së Irakut, ai është në krahun tonë, dhe do të ndërhyjë ushtarakisht nëse do te jetë e nevojshme. Ai është i fokusuar në 2 pika: E para që kërcënimi është i vërtetë, dhe së dyti , beteja kundër Sadam Hysein do të korrë më shumë sukses”.









