• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zbardhen ndryshimet fiskale të buxhetit/ Arka e Shtetit rrudhet sërish

by Java News
04/08/2016 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të rishikimit të buxhetit 2016, Ministria e Financave ka zbardhur tabelën e re fiskale ku shihen ndryshimet e hollësishme në të gjitha zërat si në krahun e të ardhurave dhe shpenzimeve. Gjithashtu rritje ka shënuar edhe masa e deficitit buxhetor.

Ulet plani i të ardhurave me -1.1%

Ministria e Financave ka rishikuar me ulje planin e të ardhurave me 1.1 %,  me një reduktim me vlerë në 4.4 miliardë lekë, ku të ardhurat tatimore ulen në tërësi me 1.4 miliardë lekë. Ulja më e madhe, me rreth 2 miliardë lekë, është aplikuar për pritshmëritë e arkëtimeve nga pushteti vendor. Gjithashtu ulje kanë pësuar edhe plani i të ardhurave nga taksat lokale me rreth 1,7 miliardë lekë ose 15% më pak.

Plani i të ardhurave nga dividenti është ulur me 80%. Ministria e Financave synon të grumbullojë vetëm 1 miliard lekë nga 5 miliardë të planifikuara në fillim të vitit.

Por, nga ana tjetër, financat kanë rritur pritshmëritë për 1.7 miliardë lekë më shumë nga të ardhurat e institucioneve buxhetore. Gjithashtu janë rritur planifikimet për 600 milionë lekë më shumë prej të ardhurave nga fondet speciale dhe po në këtë masë, plani i të ardhurave për kompensimin në vlerë të pronarëve (të ardhura nga legalizimet).

Shpenzimet, gërshëra bie te financimet e huaja

Qeveritë shqiptare, ndër vite, nuk kanë treguar aftësi të përfshijnë në shpenzime fondet e huaja të akorduara për këtë qëllim. Në total, shpenzimet buxhetore janë shkurtuar me 3.1 miliardë lekë ose 0.7%, teksa shihet se, plani për përdorimin e fondeve të huaja është ulur me 4,2 miliardë lekë. Për pasojë, fondet e përgjithshme për investimet kapitale janë ulur me 1,2% ose 730 milionë lekë.

Shpenzimet koherente janë shkurtuar me 3.1 miliardë lekë dhe ato të personelit me 1 miliard lekë.

Por, siç shihet në tabelën e mëposhtme, shpenzimet e shkurtuara janë rialokuar në disa zëra. Fondet rezervë dhe kontigjenca janë rritur nr. 26.7% të planit fillestar në buxhet.

Gjithashtu qeveria ka shtuar me 750 milionë lekë grantin për pushtetin lokal dhe me 100 milionë lekë fondin për zhvillimin e rajoneve.

Ndryshimet në buxhetin e vitit 2016 kanë çuar në një thellim të deficitit buxhetor me 3.8% ose 1.3 miliardë lekë borxh i ri më shumë se planifikimet e fillim vitit./monitor/a.k

Next Post

VIDEO/ Pamje ç' njerëzore në Durrës, makina tërheq zvarrë një qen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

February 6, 2026
3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

February 6, 2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

February 6, 2026
“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit

“Partizani”, Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

February 6, 2026
Kapedanët

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

February 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In