Opozita parlamentare vijon betejën e saj për reformimin zgjedhor, duke sjellë një sërë propozimesh.
Së fundmi, ky grup politik parashtron një projektligj ku propozohet ndryshimi i 2 neneve të Kushtetutës, për t’i hapur rrugë ndryshimit të sistemit zgjedhor.
Në bazë të dokumentit propozohet që të ndryshohen Neni 64 dhe Neni 68 me kërkesat që:
1. Deputetët të zgjidhen me një sistem proporcional me konkurrim rajonal
2. Shpërndarja e mandateve të bëhet mes partive që në rang vendi kanë fituar më shumë se 5 për qind të votave të vlefshme
3. Të mos lejohen koalicionet parazgjedhore
Sipas këtij projektligji të paraqitur, bëhet me dije se deputetët e opozitës parlamentare gjykojnë se zgjedhjet me lista të hapura siç janë zhvilluar nga viti 2008, “fuqizojnë votuesit” dhe favorizojnë “kandidatët më të kualifikuar” duke qenë se përzgjedhja e tyre “varet nga elektorati dhe jo partia”.
Nga ana tjetër, marrëveshjejen e arritur mes palëve politike për reformën zgjedhore, opozita parlamentare e konsideron si “pazar” duke argumentuar se nuk sjell asnjë ndryshim në sistem.
Në një kohë kur miratimin e reformës zgjedhore nevojiten së paku 84 vota, përpost dy ligjvënësve, e gjithë pjesa tjetër e opozitës parlamentare rrefuzon të votojë duke bllokuar procesin.
Aktualisht Partia Socialiste ka vetëm 75 deputetë, ç’ka e bën të vështirë miratimin e reformës zgjedhore.
/a.r











Ju deputet e opozites parlamentare,ju jeni shpresa e vetme e ktije vendi e populli,qe te largojme nji here e mire kta hajdute te pa ngopur.Zgjidhja eshte ne doren tuaj,mose u percani nga mashtruesit 30 vjecare qe vjedhin e plackisin vendin e ne popullin fukara.Mose e votoni marveshjen e hajdutve te tri 3 partive e banditve te tyre,qe kane katandisur vendin si mose me keqe.vota juaj eshte shpresa e fundit per ne popullin e pa mbrojtur,e te vuajtur,Zoti ju bekofte e ju dhashte mendimin pozitiv,kundra ktyre banditve.