• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhen emrat, kush janë të deleguarit e Kryesisë së PS në bashkitë e vendit

by A R
14/05/2016 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë një ndarje të re të punëve të kryesisë, duke deleguar anëtarët e saj në bashkitë kryesore të vendit. Në mbledhjen e djeshme të kryesisë, bie në sy delegimi i disa anëtarëve të saj si ndihmës të koordinatorëve aktualë që mbulojnë punën organizative në rajone.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, do të mbulojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të PS-së së Bashkisë së Vlorës, duke dubluar koordinatorin Koço Kokëdhima, i cili aktualisht mban pozicionin e sekretarit të Reformës Strukturore dhe Emigracionin. Kokëdhima është emëruar koordinator për qarqet Vlorë-Gjirokastër, ku ndoqi nga afër zgjedhjet në organizatat socialiste, por dhe të delegatëve të kongresit. Por duket se me ndarjen e re, Kokëdhima është dubluar edhe në Gjirokastër, për të ndjekur procesin e zgjedhjeve për kryetarin e PS-së në bashki.

Kjo zhvendosje vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën. Kryesia ka deleguar në Gjirokastër ministrin e pushtetit Vendor, Blendi Çuçi.

Një burim i kryesisë i tha gazetës “Panorama” se delegimet e reja kanë të bëjnë me shpejtimin e procesit të zgjedhjeve për kreun e PS-së në 61 bashkitë e reja, ndërsa ky delegim do të jetë i përkohshëm vetëm për këtë proces.

tabelaEdhe në Tiranë bie në sy delegimi i Pandeli Majkos dhe Erion Veliajt për këto zgjedhje, ndërsa për zgjedhjet në Bashkinë e Durrësit është deleguar Vangjush Dako. Ndihmës në këtë fushatë zgjedhore, e cila duhet të përmbyllet deri në 22 maj, janë vënë edhe Erion Braçe për Bashkinë e Lushnjës, Ilir Beqaj për Bashkinë e Kukësit, Damian Gjiknuri për Bashkinë e Dibrës, Arben Ahmetaj për Bashkinë e Beratit dhe Armando Subashi për Bashkinë e Fierit.

Një vit më parë, kryetari i PS-së emëroi koordinator për rajonin e jugut, për qarqet Vlorë- Gjirokastër, deputetin Koço Kokëdhima, ministri Saimir Tahiri koordinator i rajonit Tiranë- Durrës, ndërsa nënkryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, koordinator i rajonit Elbasan-Korçë.

Për rajonin e qarqeve Fier dhe Berat, koordinator u emërua ministri Blendi Klosi, Lindita Nikolla koordinatore e rajonit Lezhë-Dibër, ndërsa Ditmir Bushati koordinator në qarqet Shkodër dhe Kukës./a.m.

Next Post

FOTOT/ E dashura e re e Leonardo Di Caprio, nuk ke ku "ta kapësh"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In