• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhen detajet nga takimi Begaj-Starmer: Stabiliteti i Ballkanit ka nevojë për Britaninë, SHBA dhe BE

by A R
15/05/2025 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar janë dy vende me vizion të përbashkët për të ardhmen. Presidenti Begaj vlerësoi se këto marrëdhënie, të cilat datojnë prej 104 vjetësh, vazhdojnë të forcohen.

Kreu i Shtetit e vlerësoi vizitën e Kryeministrit Starmer si shumë domethënëse në ndërtimin e një partneriteti strategjik midis dy vendeve.

Presidenti i Republikës falenderoi Kryeministrin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë dhe rolin e saj në nxitjen e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor, në ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm, të mirëfokusuar në anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian dhe për rritjen ekonomike.

Presidenti i Republikës e vlerësoi shumë praninë e Kryeministrit anglez në kuadrin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Gjithashtu, Presidenti Begaj shprehu bindjen se ky samit do të shërbejë si platformë për të promovuar integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Kreu i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, duke veçuar shkollimin në akademitë më të mira ushtarake të Britanisë së Madhe, stërvitjet e përbashkëta dhe kontributin me trupa në misionin KFOR.

Presidenti theksoi se paqja, siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe BE-në. ”Plani i rritjes, në këtë kontekst, dhe investimet në Korridorin XIII, si korridor strategjik, përforcojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Next Post
“Ja si Rama bleu vota në Dibër”, Paloka: Nuk i kallëzojmë sepse nuk kemi besim te policia

"Ja si Rama bleu vota në Dibër", Paloka: Nuk i kallëzojmë sepse nuk kemi besim te policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In