• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen detajet e atentatit në Rrogozhinë, identifikohet personi që plagosi 29-vjeçarin

by A R
04/09/2020 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konflikt banal ka shkaktuar mbrëmjen e së mërkurës, një tjetër atentat me armë zjarri, në qytetin e Rrogozhinës, ku për pasojë një 29-vjeçar i identifikuar me emrin Markelian Koçi ka përfunduar i plagosur. Sipas burimeve, ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, teksa dje policia ka bërë të mundur identifikimin si dhe shpalljen në kërkim të atentatorit.

Bëhet fjalë për personin e identifikuar me emrin E. Dedej 33-vjeç, i cili pas një konflikti të çastit, mësohet të ketë qëlluar me armë zjarri drejt 29-vjeçarit Markelian Koçi. Gjithashtu mësohet se i riu është konfliktuar fillimisht me grushte me 29-vjeçarin Markelian Koçi, ndërsa më pas kanë qenë persona të tjerë që kanë ndërhyrë për të ndaluar përshkallëzimin e sherrit mes tyre. Por ndërhyrja e personave të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, nuk ka mjaftuar, pasi 33-vjeçari i revoltuar mësohet të ketë shkuar në banesë më pas aty ka marrë një armë zjarri që e mbante pa leje dhe ka qëlluar në drejtim të 29-vjeçarit, i cili ka mbetur i plagosur. Menjëherë pas njoftimit policia ka shkuar në zonë, por nuk ka mundur dot ta arrestojë 33-vjeçarin E.Dedej, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë një tjetër atentat me armë zjarri, për motive të dobëta, është shënuar disa ditë më parë edhe në qytetin e Shkodrës, e cila mësohet të ketë qenë tronditëse për banorët e zonës ku ka ndodhur ngjarja. Sipas burimeve, ngjarja e rëndë, ndodhi pasditen e së martës rreth orës 16:00, teksa një 38-vjeçar me emrin Tonin Larushku nga fshati Toplanë i Bashkisë Vau Dejë është plagosur me armë zjarri. Policia deri tani ka mundur të arrestojë një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, një 36-vjeçar me iniciale Z.L është arrestuar dje pasi dyshohet se është përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa autori kryesor i dyshuar për plagosjen e 38-vjeçarit, është identifikuar para dy ditësh nga policia me emrin L. Kola. Sipas burimeve, nga vendngjarja mësohet se të rinjtë edhe më përpara janë përfshirë në debate të ndryshme. Mësohet se, autori i dyshuar ka një lokal ndërsa përballë tij është një dyqan mishi që është i djalit të xhaxhait të të plagosurit. Debati tre ditë më parë mësohet se ka nisur për parkimin e një makine pranë lokalit të autorit të dyshuar L.Kola. Fillimisht palët janë përfshirë në debat për çështjen e parkimit dhe më pas janë konfliktuar edhe fizikisht.

Sipas burimeve, në një moment nga vendngjarja një person ka qëlluar makinën e shtetasit L. Kola ndërsa ky i fundit është larguar duke i shpëtuar plumbave. Më pas 29-vjeçari mësohet të ketë marrë makinën e tij dhe ka ndjekur palën tjetër për rreth 40 metër. Sipas burimeve, mjeti ku ndodhej edhe Tonin Larushku ka frenuar me shpejtësi dhe kanë dalë nga makina dhe në atë moment dyshohet se 29-vjeçari Luverdo Kola ka hapur pak xhamin e makinës dhe nga mjeti i tij dyshohet se ka qëlluar 38-vjeçarin duke e lënë të plagosur dhe më pas është larguar me shpejtësi. Mësohet se dy palët më përpara kanë pasur një shoqëri të afërt, por kohët e fundit mes tyre kanë lindur disa debate që lidhen edhe për shkak të dy subjekteve që kanë, lokalit dhe dyqanit të mishit që janë përballë. Ndërkohë, policia vendore e Shkodrës ende vazhdon hetimet ndërsa mësohet se në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhojat e plumbave edhe pse është qëlluar në dy momente të ndryshme. Gjithashtu, efektivët kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të mësuar dinamikën e kësaj plagosjeje.

/a.r

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2020

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 4 Shtator 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In