Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Marikaj të Vorës, ku një person mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri.
Raportohet se sherri ka nisur në një servis për pjesë këmbimi makinash. Mësohet se i plagosuri me armë zjarri është shtetasi Xhuliano Shkurti, 25 vjeç.
Dy vëllezër me mbiemrin Mara janë goditur me sende të forta në servisin e tyre nga 25-vjeçari. Pas kësaj, një nga vëllezërit Mara ka gjuajtur Shkurtin me pistoletë në këmbë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se debati mes tyre ka degraduar duke përfunduar deri në përdorimin e armës.